Në luftë me jetën, ish-futbollisti i Skënderbeut i prek të gjithë me poezinë e shkruar: Dua një ditë me dritë…

Ish-futbollisti i Skënderbeut U17 Dorjan Tahirllari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 18-vjeçari vuan nga një tumor malinj dhe ka kryer 5 operacione, por sërish masa tumoriale në trupin ende nuk është zhdukur.Në këtë periudhë të vështirë dhe dramatike për të dhe familjen e tij, kërkohet ndihmë e madhe financiare për të mbuluar shpenzimet e kurimit të tij. Dorianit i nevojiten 100 mijë euro për të kryer trajtimet e tjera mjekësore.

Djaloshi ka shkruar një poezi, në vargjet e së cilës ndihet dhimbja për jetën e bukur dhe të kaluarën.

Poezia e Dorjan Tahirllarit:
Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.

Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.

Një ditë ku kujtova gjithçka…Fëmijërinë time,fushën e gjelbërt,shokët e mi…Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat,qëllimet dhe motivet e mia…

Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…Një ditë ku lutja është tek Zoti…Dua t’i lutem atij për ëndërrat e mia.

Dua t’i lutem për mua…

Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…

https://www.instagram.com/p/B_ScnjCJc4a/?igshid=eoc6w9ij0ne

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.