Italia feston Ditën e Çlirimit me flamuj dhe këngë nga ballkonet, gjesti i veçantë që bëri Presidenti (fotot)

Qytetarët në Itali kanë festuar Ditën e Çlirimit, larg grumbullimit dhe daljes jashtë shtëpive, siç do ndodhte çdo 25 prill. Ata kanë vendosur flamuj në dritaret e shtëpive dhe kanë kënduar këngë.Kur ora shënoi 15:00, qytetarët kënduan këngën, Bella Ciao, një himn i rezistencës.Presidenti Sergio Mattarella dëshironte të kujtonte të rënët me një homazh pothuajse privat. Këtë mëngjes Presidenti italian vizitoi monumentin Kombëtar të Vittorio Emanuele II në Romë vetëm dhe me një maskë.

25 prilli eshte dita simbol e betejes popullore per rezitence ndaj politikes militariste te fashizmit dhe clirimi i Italise prej tij nga forcat partizane ne fund te Luftes se Dyte Boterore, ne vitin 1945.Zakonisht veteranët marshonin nëpër qytetet e gjithë shtetit, por këto evente janë anuluar pas krizës nga pandemia e koronavirusit.

Ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerin u ka bërë thirrje njerëzve që të tejkalojnë krizën duke përmendur vlerat e unitetit dhe solidaritetit përgjatë rezistencës së treguar në Luftën e Dytë Botërore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.