Guvernatori i Nju Jork-ut Andrew Cuomo tha se numri i jetëve të humbura ka rënë në këtë shtet, në 367 persona të shtunën krahasuar me 437 që u raportuan të premten.Ai tha se shkalla e transmetimit, si dhe shkalla e vdekjes, do të diktojnë se si dhe kur do të rihapet shteti.
Cuomo shtoi se t’i kërkosh publikut të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë të pacaktuar pa asgjë për të bërë gjatë verës do të ishte e pamundur.”Këtu ekziston një ekuacion i shëndoshë,” thotë ai, duke treguar raportet që dhuna në familje, abuzimi i drogës dhe alkoolit dhe problemet e shëndetit mendor tashmë janë rritur.
Grafiku sipas Wordometer ne SH.B.A

Nderkoje qe mediat amerikane raportojnë se shumë njerëz janë mbledhur në plazhe në Kaliforni gjatë një valë të nxehtë të ngjashme me verën,Mijëra kanë mbushur Newport Beach dhe Huntington Beach të Premten dhe të Shtunën, duke kundërshtuar urdhrat e qëndrimit në shtëpi, në mes të pandemisë koronavirus.
Guvernatori Gavin Newsom pranoi se shumë kalifornianë do të tundohen të mblidhen jashtë ndërsa shteti përjetonte mot të nxehtë. Por ai me anë të një postimi në rrjetet sociale deklaroi se : “Kalifornia mund të vazhdojë të rrafshojë kurbën nëse qëndrojmë në shtëpi dhe të praktikojmë distanca fizike raportoi Associated Press

