Rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti i Pogradecit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Ka humbur jetën, në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti shqiptar nga Gradeci i Gostivarit Ermir Zulbeari. Një lajm i trishtueshëm ky për të gjithë të apsionuarit e futbollit në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

I ndjeri, vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në klinikën e Shkupit, i ishin shfaqur probleme edhe me zemrën. Mjekët konstatuan se ish-futbollisti ka qenë i prekur nga koronavirusi.

Zulbeari ka qenë lojtar i KF Pogradeci, ekip të cilin më vonë e drejtoi për disa sezone. Ai do të mbahet mend si dashamirës i madh i sportit. Ermiri ishte baba i 3 fëmijëve, para 7 muajve ishte bërë baba për së treti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.