‘Gjithçka është nën kontroll’/ Pipero flet me optimizëm për situatën në vend: Të shtruarit sa vijnë e pakësohen

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero u shpreh se piku i koronavirusit në Shqipëri është arritur në fund të marsit dhe në fillim të prillit.Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, mjeku tha se në gjykimin e tij, kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe sipas tij është nën kontroll.Pipero u pyet për kthimin e virusit në vjeshtë dhe tha se me shumë mundësi, kjo gjë mund të ndodhë.

“Në fazën e parë kishim një paralelizëm midis rasteve të konfirmuara dhe atyre që shtroheshin në spital, në fazën e dytë këto paralele janë ndarë. Numri i rasteve në spital, vjen duke u ulur, numri i rasteve të shëruar vjen duke u rritur. Testi që përdorim aktualisht, tamponi është test diagnostikues dhe konfirmues. Ka luhatje. Unë kriter, apo indikator i rëndësishëm i ecurisë së epidemisë është numri i rasteve të shtruara në spital, numri është 10 herë më i ulët.

Në këtë këndvështrim, unë besoj se kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe totalisht nën kontroll. Nëse do të pyesim si është kurba dhe grafiku. Grafiku është tjetër gjë dhe kurba tjetër gjë. Në opinionin tim ne e kemi kaluar atë që do e quanim pik. Ne e kemi kaluar atë fazës në fund të marsit dhe në fillim të prillit, ku kishim 13 raste në ditë të shtruar në spital”, u shpreh Pipero.

Mjeku tha më tej se numri i tamponeve është i lartë dhe ata gjurmojnë kontaktet e afërta. Siç thotë ai kjo është edhe arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe disa ditë më pak.Mjeku tha më tej se numri i tamponeve është i lartë dhe ata gjurmojnë kontaktet e afërta. Siç thotë ai kjo është edhe arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe disa ditë më pak.

Mund të rikthehet në vjeshtë, sepse nuk është zhdukur. Por sidoqoftë, edhe nëse rikthehet, impakti që të zhvillohet më shumë, është më e vogël. Tani jemi mësuar, do të dimë si të mbrohemi dhe kapacitet spitalore janë më të mëdha. Sa i takon imunitetit është ende herët të flasim, sepse nuk është e mjaftueshme vetëm formimi i antitrupave, por që këto antitrupa të jenë të qëndrueshëm,”– tha pipero.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.