Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus .Në 24 orët e fundit jane rregjistruar 382 viktima (dje ishin 333). Numri i përgjithshëm i vkekjeve ka arritur në 27.359.Numri i rasteve aktive është 105202 (dje kishte gjithsej 105.813).Numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të epidemisë ka arritur në 201.505,ndersa rastet të reja janë 2091(dje ishte + 1,739).

Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 1 milion e 846 mijë teste, ku 54 mijë prej tyre janë kryer në 24 orët e fundit.
2,317 pacientë janë sheruar në 24 orët e fundit (dje shifra ishte 1,696 persona të testuar negativ për tampon), për gjithsej 68.941 pacientë të rikuperuar.Ku 19.723 pacientë jane në ambientet spitalore (dje ishin 20,353), prej të cilëve 1,863 në kujdes intensiv (dje ishin 1,956).
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane Sh.B.A ,Spanja,Italia,Franca,Gjermania

