Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është i ftuar në emisionin Open ku ka folur se si është situata në infektiv momentalisht.Pipero mendon se situata është nën kontroll, persa i përket përhapjes së pandemisë së COVID-19 në vendin tonë. Ai tha se deri më tani ndihet krenar për reagimin e autoriteteve si edhe të shqiptarëve.Mjeku u ndal edhe tek mënyra e re e jetesës. Pipero theksoi se nuk ka vend për të dramatizuar situatën.
Pëllumb Pipero

Situata në infektiv është e qetë aktualisht, kemi rreth 30 të sëmure nga të cilët shtatë janë në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar megjithëse do thoja në gjendje relativisht kritike.Kujdesi i mjekëve është maksimal.Ajo që është e rëndësishme ta theksoj është se nëse para disa javësh kishin 7-8 persona që shtroheshin në ditë në spital, tani kemi 2-3 që do të thotë se Epidemia te ne është e qetë e butë aktualisht dhe në rënie progresive të qëndrueshme.
Masat kane qenë adekuate, ashtu si edhe përkushtimi i bluzave të bardha. Por edhe përgjigja e qytetarëve ka qenë optimale.Ne i jemi përgjigjur epidemisë në vendin tonë me masa adekuate dhe unë si mjek jam krenar për këtë. Hapja është proporcionale me ecurinë e epidemisë në vendin tonë. Do të thosha është pak e guximshme.”, tha Pipero në emisionin “Open”.
