Numri i viktimave nga (COVID-19) në SHBA është rritur në 73.234 prej të cilëve 2.360 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.Me mbi 1,2 milionë të infektuar, SHBA është shteti me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara. Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” thonë se në 24 orët e fundit numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 24.776, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.246.462 .Në SHBA janë testuar mbi 7,7 milionë persona, ndërsa numri i të shëruarve nga COVID-19 është rritur në mbi 200 mijë.

Koronavirusi shënoi një tjetër rekord negativ, në Nju Jork. Jo vetëm metropoli është vatra më e rrezikshme amerikane, me 330 mijë të infektuar dhe afro 25 mijë të vdekur, por tani ka ndalur, pas 115 viteve, një nga simbolet e qytetit.Bëhet fjalë për metropolitanën e qytetit, që për më shumë se një shekull ka vazhduar aktivitetin në 427 stacione te saj.

Shkaku është i qartë, dhe ka të bëjë me masat e sterilizimit që duhen bërë në thellësi, procedurë që zgjat disa orë edhe pse janë më shumë se 500 personat e përfshira në pastrim dhe dezinfektim.Metro i Nju Jorkut ka rezultuar një nga burimet e shpërndarjes së infeksionit, nëse merret parasysh se rreth 6 mijë punonjës të transportit urban në atë qytet janë infektuar me COVID-19, dhe 41 kanë ndërruar jetë.
Që sot deri në të paktën për 6 muaj, metro ikonike do të mbyllet nga ora 1 deri në 5 të mëngjesit, dhe pastruesit do të mbështeten nga 1700 policë që do t’i mbrojnë nga reagimi i mijëra të pastrehëve që sot më shumë se kurrë mbijetojnë në vagonët e trenave ose në stacionet e ndryshme.Një situatë që ishte kthyer në të papranueshme gjatë javëve të karantinës, dhe që kishte ulur praninë udhëtarëve nga 4.5 milionë në më pak se 500 mijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




