Me nisjen e masave lehtësuese, duket se qytetarët grekë të lodhur nga javë të tëra izolim, kanë kuptuar gabim mesazhet e zyrtarëve për kujdes të shtuar tashmë që do të dalin nga shtëpitë.Policia greke u përball me një grup qytetarësh me të cilët u përlesh në periferinë e Aghia Paraskevi në Athinë. Sipas mediave greke, ata kishin dalë të argëtoheshin.
Ishin rreth 300 të rinj të mbledhur në shesh dhe me kanacet e birrave të hapura po festonin duke injoruar totalisht masat ndaj Covid-19.Policia i paralajmëroi fillimisht që të shpërndahen, por ata refuzuan dhe e injoruan thirrjen.
Pas kësaj, policia u përlesh me ta. Kreu i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, tha se qytetarët kanë injoruar masat ndaj Covid-19 duke rrezikuar jetën e të tjerëve.
