Proteste para Bashkise punonjëset e një fasonerie: Duam pagën e luftës të mbajmë frymën gjallë

Në qytetin e Korçës punonjëset e një fasonerie janë ngritur perseri në protestë,duke kërkuar pagën e luftës.Ato janë duke kaluar ditë më të vështira se kurrë më parë.Këtë herë punonjëset e fasonerive kanë zgjedhur që të protestojnë para bashkisë së Korçës për të ndikuar në marrjen e pagës së luftës.Po ashtu janë shprehur se askush nuk i pret, por vetëm i kanë sjelle vërdallë nëpër instuticione duke i pasuar topin institucioneve e duke larguar pergjegjesine nga vetja.

Njëra prej tyre më tej ka thënë:

Ne jemi rreth 118 punëtore në këtë fasoneri, është e vetmja mjet mbijetese që ne kemi për të mbajtur frymën gjallë, jemi këtu sepse duam pagën e luftës që na është premtuar, askush nuk na pret vetem sa na sjellin vërdallë në dyert e instuticioneve.

Këto punëtore thonë se nuk e dinë se si do të shkojë halli i tyre dhe se si do të mbajnë frymën gjallë. Ndërkohë që kryeministri ka premtuar se ata shqiptarë që po kalojnë ditë të vështira do të ndihmohen por realiteti i këtyre punonjësve tregon të kundërtën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.