POLICIA ZBARDH DETAJET E NGJARJES SË RËNDË NË KORÇË: 8-VJEÇARI AKSIDENTALISHT …

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një fëmijë i seksit mashkull, rreth 8 vjeç është mbytur në parkun japonez.Shërbimet policore bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë. Sipas një njoftimi të policisë, u bë identifikimi i viktimës i cili është shtetasi S. Ç., 8 vjeç, banues në Korçë.Fëmija ishte duke luajtur në liqenin e parkut japonez ku aksidentalisht është rrëzuar dhe nuk ka arritur të mbijetojë. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të informacionit të mësipërm, u bë identifikimi i viktimës i cili është shtetasi S. Ç., 8 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera rezulton se, fëmija aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuar dhe për pasojë është mbytur.Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

Ulërima dhe të qara. Ky ishte momenti i trishtë kur familjarët mbërrijnë në morgun e spitalit të Korçës dhe konfirmojnë se trupi i pajetë i 8 vjeçarit që u mbyt në rezervuarin e parkut të Korçës i përket djalit të tyre.”

“O bir i nënës, më iku trimi”, vajton një grua e gjunjëzuar mbi tokë që nuk dihet lidhja familjare e saj me fëmijën.Ndërsa një tjetër familjar e zë nga krahu ta ngrejë dhe ta qetësojë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.