E FUNDIT/ Rreth 5000 të shëruar në 24 orët e fundit, publikohen shifrat nga Italia

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit përsa i përket të prekurve me Koronavirus.Në 24 orët e fundit janë regjistruar 242 viktima të reja (dje ishin 262). Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali deri tani është 31.610.Numri i rasteve aktive eshte 72.070 (dje ishte 76.440).

Numri i përgjithshëm i rasteve të personave të prekur nga Covid-19 që nga fillimi i monitorimit të shpërthimit kanë arritur në 223.885.Rastet e reja te infektimit janë +789 (dje shifra ishte +992).Ndersa 4917 persona jane sheruar në 24 orët e fundit (dje ishin 2747).Totali i të shëruarve nga Covid-19 ka arritur ne 115.288 persona.Numri i pacientëve në spital aktualisht është 10792 (dje kishte 14.453). Nga këto 808 janë në kujdes intensiv.

Persa i përket numrit të viktimave, Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Spanja,Rusia,Britania,Italia

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.