Këtë vit, plazhi do të jetë pa shezlong dhe çadra

Të gjithë e mbajmë mend plazhin e dikurshëm, kur me një çadêr në dorë dhe disa peshqirë, ishim mëse të pajisur për të bërë plazh, pra pa shezlonge.Duket se pak a shumë, për verë 2020 i tillë do të jetë plazhi për pushuesit këtë vit, pasi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, për të evituar mundësinë e përhapjes së Covid-19, nuk do të ketë më çadra e shezlongë në çdo cep të rivierës shqiptare siç ka qenë realiteti së fundmi.

Ne vendimin e ri:

Këtë vit nuk do të ketë asnjë kontratë me bizneset private për shezlonget dhe çadrat, përveç hoteleve.
Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë, ata mund të vendosin kontratat e tyre. Ndërkohë plazhet e tjera do të jenë plazhe publike dhe qytetarët do të bëjnë plazh siç bënim dikur që shezlonge nuk kishte dhe akomodoheshim me ato mjete rrethanore. Plazhet do të jenë publike. Plazhet do t’i kenë shqiptarët.”Javën tjetër do të publikohet një draft konkret dhe më i detajuar përsa i përket çeljes së sezonit turistik.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.