“E pashë duke qarë vetëm kur vdiq babai ynë”- Shkrimtarja Elvira Dones Neritan Liçaj: Lotët nuk janë për vete, por për Shqipërinë

Shkrimtarja e njohur Elvira Dones ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas shoqërimit në polici të vëllait të saj Neritan Liçaj.Ajo shkruan se e ka parë aktorin të qajë vetëm njëherë, kur vdiq babai i tyre.Elvira shprehet se lotët e tij nuk janë për veten por për Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tij.Neritan Liçaj ishte një nga zërat më të fortë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në më shumë se dy vite.

Elvira Dones

E di, është ditë e dielë për të gjithë. Por lërmini t’iu tregoj një gjë personale. Për shkak se shkrova për atë vend, ua tregova dhembjet. E doja. Tani shoh këto imazhe dhe vëllain tim në lot duke u larguar me pranga në duar, Po ju përkthej fjalët që i tha policëve: Çfrarë po bëni, kam 28 vitet të jetës sime aty brenda.”E kam parë vëllanë tim të dashur duke qarë vetëm një herë: kur babai ynë vdiq.

Ai është një njeri i pastër, vëllai im, i sinqertë. Dy orë para arrestimit fola në telefon, ai ishte shumë i lodhur dhe i qetë. Tani shoh këto lot. Më në fund e liruan dhe unë qaj me të. E njoh mirë, nuk qan për veten e tij. Ai qan për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ata janë lotët e një njeriu të dashur,”- shkroi shkrimtarja.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.