Duke nisur nga nesër, në vendet e renditura si “Zona të Gjelbra” do të hiqet fasha orare, ndërsa në zonat e kuqe, fasha zgjatet deri në orën 21:00.Listës së “Zonave të Gjelbra” i kthehet Fieri, ndërsa në të gjithë vendin qytetarët do të mund të lëvizin në këmbë apo me automjete pa patur nevojë për autorizim.Nga nesër, (18 maj) rihapen edhe baret dhe restorantet, ndërkohë që i pezulluar vijon të mbetet transporti publik
Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:
🟢 FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR
🪀 HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA
🟢 FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00
🟢 HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE GJATË JAVËS – FUNDJAVA DO TË JETË PËRSËRI PA MAKINA😊
VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVE NË ZONAT E KUQE⛔️
🪀 DO TË NDRYSHOHET NESËR AKTI NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI📺
