Budina: Revoltohuni, zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet, vetëm kjo mund të na shpëtojë

Regjisori, aktori Edmond Budina ka folur për përplasjet në Teatrin Kombëtar mëngjesin e së dielës, ku edhe u realizua shembja e teatrit.Duke u ndalur në momentin kur forcat e policisë u ndodhën në ambientet e teatrit ai theksoi së policët janë futur në teatër duke shkaktuar terror.“Erdhën sikur në atë teatër ishin mafiozët më të mëdhenj”, u shpreh ai.Gjithashtu regjisori Budina u shpreh se qytetarët duhet të reagojnë, pasi për shembja e teatrit është realizuar në kundërshtim të çdo ligji.

“Jemi akoma popull i mbetur mbrapa, duhet të kujtomë se çdo njeri ka të drejtë të protestojë të thotë mendimin e tij. Tani unë pa dyshimin më të vogël them se jemi në diktaturë. Punonjësit e policisë mu dukën si ato fashistët që sulmojnë në mënyrë të pabesë. Këta po shkatërrojnë pasuritë e vendit. Prepotenca e këtyre pushtetarëve ka një gërshetim shumë të fortë pushte-mafia. Por e gjitha kjo histori nuk varet vetëm nga ne”, tha Budina në emisionin “Abc e mëngjesit”.

Sa i përket protestës së sotme ai u shpreh se gjatë gjithë kësaj kohë insistimi i atyre njerëzve ka treguar që ja vlen të rezistosh, edhe pse numrat kanë rëndësinë e tyre. Budina theksoi se në protestë ka ardhur të gjithë njerëzit që kanë mendësi qytetare që duan të protestojnë.”Ne kemi sjellë një mendësi të re, por këtej e tutje duhet një bashkë-pjesëmarrje e intelektualëve shqiptare, duhet ta marrin ata në dorë. Të vijnë të hartojnë një platformë kombëtare, të ruajmë dinjitetin tonë kombëtar që të mos e copëtojmë vendin tonë”, u shpreh ai.

Në esencën e saj lëvizja ka qenë shumë e pastër. Kjo frymë pastërtie e kësaj lëvizjeje duhet të transmetohet tek ata që do të vijnë më pas.Shqiptarët nuk duhet të durojnë të mbyten nga betoni, por zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet.Ngrihuni, revoltohuni, bëni një mosbindje civile. Secili të bëjë pjesën tij. Kjo gjë mund ta shpëtojë Shqipërinë”, tha më tej Budina.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.