Drejtoresha e mjedisit dhe turizmit, Rovena Moçka në një intervistë për “Report Tv” ka dhënë se nuk do të lejohen aktivitete që shkaktojnë grumbullime dhe që nuk ruajnë distancën fizike.

“Aktivitetet me schiuma party, festa në lokale nate që nuk mundësojnë distancim fizik dhe qasjen e higjienës nuk do të zhvillohen në këtë fazë. Ajo që do të shohim në vijimësi si të mund të zhvillojmë aktivitete të ndryshme nga aktivitete masive që janë zhvilluar në të kaluarën duke qenë se janë të pamundshme në këtë periudhë pandemie. të gjitha aktivitete do jenë duke siguruar higjienën dhe distancën”, tha Moçka.
“2020 nuk ishte një vit i zakonshëm, por duhet të qasemi me rregulla të reja. Të duhet të fillojmë të adoptohemi me kushtet e reja edhe në marrjen e shërbimet turistike. Ajo që ka ndryshuar është mënyra si duhet të menaxhojmë plazhin edhe atë publik. Duke qenë se do të kemi një àrmatë më të madhe të monitorimit të masave dhe njerëzve ka ndryshuar edhe mënyra se si do të jepen stacionet e plazhit ku prioritet kanë strukturat e qëndrueshme, ato hoteliere.
Një shërbim i kontrolluar janë për hoteleritë në vijën e parë të plazhit, pasi këto struktura janë më të kontrolluara dhe më të monitoruara. E gjithë kjo procedurë por dhe e vendosjes së rregullave për operatorët turistikë do të ndiqen nga komiteti i menaxhimit dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik”, tha Moçka.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se të gjitha shërbimet e ofruara do të vijnë nga një personel i pajisur mirë me maska e doreza, ku hoteleritë dhe restorantet do të jenë nën monitorim të rreptë për të ofruar një higjienë maksimale.
