Nesër do të jetë momenti kur Superiorja do të zërë sërish vendin e saj në fushë, ndërsa të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë. Mbrëmja është e rezervuar për përballjen mes Partizanit dhe Skënderbeut në kryeqytet, ku të dyja ekipet do të synojnë të marrin më të mirën.

Kapitëni i Ujqërve, Bruno Dita, dëshiron që në duelin e nesërm të vijojnë atë ecuri pozitive që ekipi pati para ndërprerjes. Në një prononcim për “Supersport”, Dita shprehet se shpreson që skuadra të kapë sërish ritmin, ndërsa besimi te vetja nuk i mungon.
Bruno Dita:Shpresoj që të mos kemi dëmtime dhe të kapim ritmin që kishin para pandemisë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Partizani? Shpresoj të jemi në ritmin e duhur, jo thjesht sa i përket lojës, por me tripikëshin.
E mbyllëm 2020 me pesë fitore rresht, kemi ndalur edhe Tiranën në kryeqytet, një ekip që është për kampion. Do të bëjmë mirë, kemi besim te vetja”, ka thënë Bruno Dita.

Për Nazmi Gripshin, ndeshja e radhës është e vështirë pasi pas një kohe të gjatë shkëputjeje mund të shfaqen edhe problemet e para. Sulmuesi i Skënderbeut është i ndërgjegjshëm se pavarësisht vështirësive, korçarët i kanë kapacitetet për të marrë maksimumin edhe në kushte të tilla.Shkëputja ka qenë e vështirë. Të qëndrosh kaq gjatë pa stërvitje nuk kishte bërë vaki asnjëherë më parë. Kemi humbur shumë nga forma jonë dhe për pasojë duhet që të kishim më shumë kohë në dispozicion.
Por, falë programit të përgatitur me kujdes nga ana e profesor Ilir Dajës mund të them se arritëm të punonim me kushte mjaft të mira dhe me një përgatitje specifike. Besoj se kjo na ka ndihmuar mjaft.
Por Gripshi thekson se do të kishim mundësi të merrnim më shumë nëse kampionati do të vijonte normalisht. Por, edhe tani gjethsesi Skenderbeu eshtë në gjendje të bëjë më të mirën.
