Protestuesit e jelekëve portokalli kanë pushtuar rrugët në Itali për të demonstruar kundër bllokimit të rreptë të qeverisë ndaj koronavirusit, duke pretenduar se virusi “nuk ekziston”.Protestuesit kërkojnë që Qeveria e Kryeministrit Giuseppe Conte të zëvendësohet nga një qeveri kombëtare dhe rikthimin te lira italiane.
Bizneset italiane vetëm kohët e fundit u është lejuar të rihapen pas më shumë se dy muaj bllokimi në mbarë vendin që synonte të frenonte përhapjen e virusit.Megjithatë qindra qytetarë dolën në rrugët e Romës dhe Milanos për të kërkuar një fund të menjëhershëm të kufizimeve. Vendi ka konfirmuar 233.515 raste të koronavirusit dhe një numër vdekjesh prej 33.530

Grupi, i udhëhequr nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, u mblodh në Piazza Duomo në Milano, duke mos marrë parasysh masat e distancimit social, dhe askush nuk mbante maska për fytyrën.
Gjatë protestës nuk munguan incidentet ku protestuesit u konfliktuan fizikisht disa herë me policinë.
Atyre ju bashkuan edhe grupet e ekstremit të djathtë ‘March on Rome’ në kryeqytetin e vendit, si dhe neo-fashistët e Casapound. Protesta e djeshme ështe e fundit e një serie protestash nëpër botë, kundër punës së qeverive që nga momenti i prezantimit të masave të izolimit.
