Bylis-Tirana në rrezik, presidenti i Bylisit: Nuk e kuptoj çfarë po ndodh

Titullari i shëndetit publik ka mbërritur disa minuta më përpara në stadium ‘Adush Muça’ në Ballsh dhe pretendon se ka një shkelje protokolli dhe se ndeshje nuk duhet të zhvillohet.Ndërsa sipas delegati Besnik Çela dhe drejtuesit e Bylisit kërkojnë që takimi të zhvillohet.Ndërkohë që kërkohet që të zbatohet rregulli që në rast se një lojtar të rezultojë pozitiv, duhet të karantinohet vetëm ai.Drejtori i Shëndetit Publik pretendon se duhet të pritet 14 ditë.Palët janë në negociata e sipër, teksa ende nuk është vendosur për fatet e ndeshjes.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj

foli në një prononcim para ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, në lidhje me situatën kaotike të krijuar, duke u shprehur:

“Të jem i sinqertë nuk e kuptoj çfarë po ndodh. Qardaku ka rezultuar pozitiv. Klubi është treguar gatishmëri, menjëherë sa kemi parë që ka pasur temperaturë. Kemi bërë kontrolle. Na njoftuan se ishte pozitiv, 2 lojtarët e tjerë që kishin udhëtuar me të ishin negativ. Menjëherë kemi lajmëruar dhe është futur në karantinë. Po atë natë kam marrë në telefonatë Shulkun, edhe pse ka qenë mesnatë.

Kemi marrë vendim që të nesërme ti bëjmë të gjithë testeve. Mbrëmë në darkë na morën mjekët në telefon dhe na thanë suksese, jemi të painfektuar. Sot në mëngjes kërkuam të që të marrim informacionin me shkrim dhe me vulë. I kam thënë nuk dal nga kjo zyrë pa marrë përgjigjet me shkrim. Ekipi po kalonte një tension të paparë. Kur i mora unë përgjigjet me shkrim, personin e kërcënuan. Është zhbllokuar i gjithë hoteli për 5 orë, ku ekipi ka dalë jashtë. Janë bërë të gjitha spërkatjet e ambienteve. Sot gjithë këto probleme. Është situatë tepër komike. Nuk e di.

Për deri sa stërvitja ka nisur zyrtarisht në grup, lojtarëve iu janë vënë kritere. Nuk mund të ndalojmë lojtarët. Ai do të rrijë atje ku ndihet më mirë. Nuk mund ta ndalojmë. Kush do mund të ikë në shtëpi, kushdo mund të rrijë në hotel.

Kemi marrë njoftim me delegatin që skuadra duhet të dalin në fushë. Jemi brenda të gjitha rregullave. Kemi përgjigjet e testeve me shkrim dhe vulë. Po respektojmë protokollin. Kemi lexuar që izolohet vetëm personi që del pozitiv.

Shtyrjen e ndeshjes nuk e vendos unë. Nuk na është komunikuar shtyrja e ndeshjes. Kur dy ekipet bëhen gati për t’u futur në fushë, vjen një person, që nuk e njoh fare dhe thotë nuk do zhvillohet ndeshja”, u shpreh Kapllanaj.

Përplasi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës këtë të mërkurë,pranë vendit të njohur “Dritat e Verdha”, L 10,ku një makinë ka goditur një kalimtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.Kalimtarja rreth 86-vjeç ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës.Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit.

Policia e Shtetit
Në vijim të veprimeve hetimore dhe proceduriale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme, ku në lagjen nr. 10, u aksidentua një këmbësore dhe drejtuesi i mjetit më pas u largua nga vendngjarja, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të tij konkretisht shtetasit N. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Boboshticë.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen V. V., 86 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ndodhet në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Gjendet zgjidhja për identifikimin biometrik, BE financim 15 mln euro. Ja çështja që mban peng marrëveshjen

Tashmë është gjetur “gjuha” e përbashkët në Këshillin Politik sa i përket identifikimit biometrik. Opozita kërkonte identifikim biometrik në gjithë vendin kurse mazhoranca kërkonte kohë ose shkallë shkallë por zgjidhja ka ardhur nga BE.

BE ka marrë përsipër t’ i japë zgjidhje duke financuar këtë implementim të teknologjisë në vlerën 15 milionë euro.

Sipas burimeve jo zyrtare, është gjetur “gjuha” e përbashkët për këtë çështje por marrëveshjen e mban peng ende depolitizimi i administratës zgjedhore. /BW/

Lajmi i mirë, Italia hap sot kufijtë

Italia ka njoftuar se më 3 qershor do të hapë kufijtë për udhëtarët nga BE.Zhvillimi vjen teksa shumë vende po zbusin masat duke ju ruajtur një vale të dytë vr asëse të pandemisë.Ndërkohë qeveria italiane nënshkroi dekretin që lejon turistët nga BE dhe Shengen të vizitojnë vendin prej 3 qershorit.Lejimi nuk do të përfshirë periudhë karantine, pasi Italia kërkon të joshë turistët dhe tenton rinisjen e ekonomisë së mbyllur që prej 9 marsit.

Shumë italianë shpresojnë që hapja e kufijve do të ringjallë industrinë e turizmit, e cila përbën 13 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.Operatorët turistik në vend mezi po e presin hapjen e vendit. “Ne shpresojmë te punojmë me vendet fqinje, ato që mund të udhëtojnë me makina”, tha një pronar i një hoteli në Milano për Associated Press.

Nuk do të ketë asnjë limit në hyrje daljet nga Italia si në kufij tokësor ajror e detar me vendet anëtare të BE-së, vendet e zonës Schengen, Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, Andorrën, Monakon, San Marinon dhe Vatikanin.

Italia është një nga vendet e goditura më rëndë nga pandemia me më shumë se 32,000 vdekje.

COVID-19/ 20 RASTE TË REJA, SHKON NË 1184 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1184 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 20 raste pozitive,ku mësohet se katër prej tyre janë personel shëndetësor.Të shpërndara:15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.”Në vendin tonë janë 253 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 305(dje ishin 304).

Dr.Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 20 raste të reja dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit.1184 raste pozitive me COVID19 nga fillimi i epidemisë. 253 raste aktive në Shqipëri. 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital

Mirela Cami
Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.
Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)
Testime totale 16817
Testime molekulare 15365
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1184
Raste të shëruara 898
Raste Aktive 253
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 172
Krujë 22
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

Bruno Dita ndez sfidën me Partizanin ,të vijojmë ecurinë pozitive

Nesër do të jetë momenti kur Superiorja do të zërë sërish vendin e saj në fushë, ndërsa të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë. Mbrëmja është e rezervuar për përballjen mes Partizanit dhe Skënderbeut në kryeqytet, ku të dyja ekipet do të synojnë të marrin më të mirën.

Kapitëni i Ujqërve, Bruno Dita, dëshiron që në duelin e nesërm të vijojnë atë ecuri pozitive që ekipi pati para ndërprerjes. Në një prononcim për “Supersport”, Dita shprehet se shpreson që skuadra të kapë sërish ritmin, ndërsa besimi te vetja nuk i mungon.

Bruno Dita:Shpresoj që të mos kemi dëmtime dhe të kapim ritmin që kishin para pandemisë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Partizani? Shpresoj të jemi në ritmin e duhur, jo thjesht sa i përket lojës, por me tripikëshin.

E mbyllëm 2020 me pesë fitore rresht, kemi ndalur edhe Tiranën në kryeqytet, një ekip që është për kampion. Do të bëjmë mirë, kemi besim te vetja”, ka thënë Bruno Dita.

Për Nazmi Gripshin, ndeshja e radhës është e vështirë pasi pas një kohe të gjatë shkëputjeje mund të shfaqen edhe problemet e para. Sulmuesi i Skënderbeut është i ndërgjegjshëm se pavarësisht vështirësive, korçarët i kanë kapacitetet për të marrë maksimumin edhe në kushte të tilla.Shkëputja ka qenë e vështirë. Të qëndrosh kaq gjatë pa stërvitje nuk kishte bërë vaki asnjëherë më parë. Kemi humbur shumë nga forma jonë dhe për pasojë duhet që të kishim më shumë kohë në dispozicion.

Por, falë programit të përgatitur me kujdes nga ana e profesor Ilir Dajës mund të them se arritëm të punonim me kushte mjaft të mira dhe me një përgatitje specifike. Besoj se kjo na ka ndihmuar mjaft.

Por Gripshi thekson se do të kishim mundësi të merrnim më shumë nëse kampionati do të vijonte normalisht. Por, edhe tani gjethsesi Skenderbeu eshtë në gjendje të bëjë më të mirën.

Kafenetë e famshme Parisiene kanë filluar te frekuentohen si më parë

Parisienët që kishin hequr dorë nga ritualet e mëngjesit, me kafe dhe croissant-ë, u rikthyen me gëzim të martën në kafenetë e tyre të preferuara, teksa masat kufizuese vijojnë lehtësimin.Baret dhe restorantet franceze u mbyllën që prej 16 marsit për të frenuar epideminë e koronavirusit.Me numrin e infektimeve në rënie, qeveria franceze vendosi se nga 2 qershori baret dhe restorantet mund të hapeshin, marrja e rrezeve në plazh mund të rifillonte dhe ndalimi që i ishte bërë udhëtimit në 100 km të hiqej.

Në Cafe de Flore, një vatër historike për intelektualët dhe artistët si Ernest Hemingway, Jean Paul Sartre dhe Albert Camus, tryezat ishin të zëna nga klientët besnikë.Për Rachel, banore e Parisit, kthimi në zakonet e vjetra të mëngjesit ishte një kënaqësi.

“Tre muaj ishin shumë. Tani u kthyem në normalitet”, thotë ajo.Café de Flore zgjati hapësirën e jashtme të saj për të akomoduar më shumë njerëz. Kamarierët vishnin maska dhe dezinfektonin tryezat sapo klientët largoheshin.

“Jemi shumë të lumtur. Mendoj se është diçka e rëndësishme për parisienët, për të gjithë ne dhe për jetën në Paris në përgjithësi. Rihapja ka sjellë gëzim rrugëve të kryeqytetit”, thotë Alexandre Siljegovic, menaxher i Cafe de Flore.

Në Paris, kafenetë dhe restorantet lejohen të presin klientë vetëm në ambiente të hapura, pasi autoritetet e kanë futur kryeqytetin dhe rajonin e tij në një zonë me ngjyrë portokalli, që do të thotë se virusi është aktiv pavarësisht rënies së numrit të infektimeve.

Ndërroi jetë nga sëmundja e rëndë,rrëfimi prekës babai i futbollistit të ndjerë: Nuk kishte frikë se do vdiste, më thoshte…

Një lajm i rëndë tronditi ditën e premte në mbrëmje mbarë opinionin sportiv dhe jo vetëm. Ish-futbollisti i akademisë së Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ndërroi jetë rreth orës 22:00 në spitalin e Korçës, pasi humbi betejën 2-vjeçare me sëmundjen e rëndë të tumorit malinj, pas plot 4 operacioneve.

Në lidhje me këtë ngjarje të dhimbshme, babai i Dorianit, Florenti, në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live”, ka deklaruar se i biri asnjëherë nuk ka folur për vdekjen dhe nuk kishte frikë nga ajo.

“Doriani ishte një djalë i fortë. Asnjëherë nuk tha, ‘o ba të lutem më shpëto’, jo.Nuk tha kam frikë nga vdekja. I kam bërë një vizitë në Turqi.As mamasë nuk është se i ka lënë ndonjë shenjë. Kërkoi kur ishte në spital, ishte lufta e fundit, ishin minutat e fundit.

Ai e kishte kuptuar shumë mirë. Më lutej që ta sillja në shtëpi.Më tha më ka marrë malli për gjyshen, gjyshin, për shokët. Ende nuk e besoj që ai ka vdekur”, u shpreh Florent Tahirllai, babi i ish-futbollistit 18-vjeçar.

Poezi e shkruar nga Dorjan Tahirllari:

Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,
Një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.
Një ditë që të shurdhonte nga vetmia,
Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.
Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im,

Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi.
Ku nëna lutej për shërimin e këtij djali,
Një ditë ku kujtova gjithçka…
Fëmijërinë time, fushën e gjelbërt, shokët e mi…

Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat, qëllimet dhe motivet e mia…
Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…
Një ditë ku lutja është tek Zoti…
Dua t’i lutem atij për ëndërrat e mia.
Dua t’i lutem për mua…
Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…

LAJME TË MIRA NGA ITALIA,VAZHDON ULJA DRASTIKE E NUMRIT TË VIKTIMAVE ME COVID-19 (SHIFRAT NË 24 ORË)

Të dhënat e buletinit të lëshuar nga Mbrojtja Civile shohin sot një rënie të infeksioneve dhe një stabilitet dhe progresion ne ulje te nr te viktimave ku janë 55 viktima në 24 orët e fundit(Dje ishte 60 ).Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arrirur në 33.530 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19.Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 39.893 njerëz (dje ishte 41,367).

Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 233.515 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja janë + 318 (dje ato ishin +178).Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është : janë 1.737 pacientë të shëruar në krahasim me 848 dje dhe 1.874 dy ditë më parë.

Totali i te sheruarve është 160.092.Numri i pacientëve të shtruar në spital vazhdon të ulet: ata janë 5.916 (dje ishin 6.099).Nga këta, pacientët më seriozë të pranuar në kujdesin intesiv janë 408 (dje ishin 424).Në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.9milion teste.

Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Brazili,Rusia,Spanja,Britania,Italia

Lamtumirë skenave erotike! Covid-19 ndryshon edhe industrinë e filmit

Koronavirusi ka paralizuar edhe industrinë e filmit, si çdo fushë tjetër të jetës. Nuk do të ketë më kontakte fizike si zakonisht dhe kjo nuk u referohet vetëm atyre intime, por edhe skenave të tjera interpretimi.

Por a po i kthehemi një filmi klasik në kinema?

Bota e filmit po diskuton prej disa javësh për masat e reja të marra për shkak të situatës që shkaktoi pandemia. Xhirimet e filmave nuk u ndaluan me ligj, por praktikisht u bënë të pamundur për shkak të rrezikut të infektimit. Megjithatë, aktrimi vepron me trup, kështu që xhirimet bëhen pothuaj të pamundura nëse duhet të ruash distancën sociale. Kjo nuk vlen vetëm për skenat intime, por edhe për inskenimet e një grindjeje ku aktorët përleshen. “Do ishte për të ardhur keq, nëse në të ardhmen do të kishte më pak skena erotike. Por edhe në skena të tjera vlen: Ne paraqesim afrimitetin njerëzor. Pa të nuk bëhet”,- thotë për DË

Sebastian Andrae, autor skenarësh dhe drejtues i Shoqatës së Skenaristëve.

“Tani po kërkohen koncepte sigurie, si ato që ka aplikuar futbolli. Kemi mësuar shumë nga futbolli, situata është e krahasueshme me xhirimet. Ka ekipe para dhe pas kamerave, për të cilat ka rregulla të ndryshme”,- thotë producenti Nico Hofmann. Nëse distanca në një skenë nuk mund të mbahet më shumë se një minutë, atëherë aktorët duhet të kalojnë në karantinë. “Për të gjitha rolet e tjera vlen testim i rregullt i aktorëve.”

Në kinematografi rregulla të tilla shihen si pa alternativa, nëse duhet të vazhdohet me produksionet e filmave. Një infektim në ekipin e xhirimit do të thotë, në shumë raste, fund për xhirimin. Dhe këto masa kanë koston e tyre. Rritja e masave në xhirim shton shpenzimet, thotë Nico Hofmann: “Matja e temperaturës, protokollimi i kontakteve, masat e higjienës. Koha e punës rritet kështu me 20 për qind e bashkë me të, edhe kostoja e xhirimeve.”

Kështu, skenat e filmave të tillë si “Fifty Shades of Grey” do të përballen me një censurë të vërtetë nëse do t’u duhet të respektojnë distancën sociale, shkruan Daily Mail duke shtuar se edhe për këtë industri, kufizimet do të sjellin një kosto të shtuar. Koronavirusi ka të ngjarë të ndryshojë industrinë e prodhimit të filmave.

Një futbollist shqiptar me Covid-19, vetëm 24 orë para nisjes së Superiores,FSHF: Pas 12 orësh do të vendosim…

Vetëm një ditë para se të rinisë kampionati shqiptar i futbollit, kategoria Superiore është tronditur nga lajmi se një futbollist ka rezultuar pozitiv me Covid-19.Mësohet se futbollisti është pjesë e skuadrës së Bylisit, por nuk i bëhet publik emri. Skuadra është zhvendosur e gjitha në Fier, atje ku janë kryer edhe tamponët dhe sot priten përgjigjet për lojtarët e tjerë dhe stafin e skuadrës.

I gjithë ekipi i Bylisit do t’i nënshtrohet testeve dhe brenda ditës së sotme do ketë një përgjigje. Nëse s’ka të prekur të tjerë, ndeshja do të luhet normalisht. Gjithsesi, më konkretisht do të flasim pas 12 orësh.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ndeshja e nesërme mes Bylisit dhe Tiranës, e parashikuar të nisë në orën 17:00, nuk rre zikohet.

“Virusi nuk eziston”, në Itali plasin protestat masive, në krye ish-gjenerali i karabinierisë

Protestuesit e jelekëve portokalli kanë pushtuar rrugët në Itali për të demonstruar kundër bllokimit të rreptë të qeverisë ndaj koronavirusit, duke pretenduar se virusi “nuk ekziston”.Protestuesit kërkojnë që Qeveria e Kryeministrit Giuseppe Conte të zëvendësohet nga një qeveri kombëtare dhe rikthimin te lira italiane.

Bizneset italiane vetëm kohët e fundit u është lejuar të rihapen pas më shumë se dy muaj bllokimi në mbarë vendin që synonte të frenonte përhapjen e virusit.Megjithatë qindra qytetarë dolën në rrugët e Romës dhe Milanos për të kërkuar një fund të menjëhershëm të kufizimeve. Vendi ka konfirmuar 233.515 raste të koronavirusit dhe një numër vdekjesh prej 33.530

Grupi, i udhëhequr nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, u mblodh në Piazza Duomo në Milano, duke mos marrë parasysh masat e distancimit social, dhe askush nuk mbante maska për fytyrën.

Gjatë protestës nuk munguan incidentet ku protestuesit u konfliktuan fizikisht disa herë me policinë.
Atyre ju bashkuan edhe grupet e ekstremit të djathtë ‘March on Rome’ në kryeqytetin e vendit, si dhe neo-fashistët e Casapound. Protesta e djeshme ështe e fundit e një serie protestash nëpër botë, kundër punës së qeverive që nga momenti i prezantimit të masave të izolimit.

COVID-19/ 21 RASTE TË REJA, SHKON NË 1164 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1164 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 21 raste pozitive .Të shpërndara:14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër nga një rast.Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste”Në vendin tonë janë 240 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 304 (Dje ishin 291).

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja, shkon në 1164 numri i të prekurve891 të shëruar që nga fillimi i epidemisë. 240 raste aktive në të gjithë vendin

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Kanë vazhduar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.
Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv.

Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste.

Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (2 Qershor 2020)
Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

Greqia nuk lejon turistët italianë, Di Maio: Gati të mbyllim kufijtë për ata që s’na respektojnë

“Ne besojmë në shpirtin europian, por jemi gati që t’i mbyllim kufijtë për ata që nuk na respektojnë.”Kështu është shprehur Luigi Di Maio, ministri i Jashtëm italian për Corriere della Sera, lidhur me mos-lejimin e turistëve italianë në disa vende si Greqia.

Di Maio, i cili do të jetë në Athinë më 9 qershor vazhdoi më tej:

“Loja do të hapet më tre qershor, sepse do të shkoj të përballem me një shtet të huaj në një kohë që akoma kemi rregulla kufizuese dhe është e komplikuar…Ne besojmë në bashkëpunim por edhe në reciprocitet. Ky është mesazhi që do të përcjell në udhëtimet e mia në Gjermani, Slloveni dhe Greqi.”

Po ashtu, Di Maio theksoi se Italia dallon nga të tjerët për trasnparencën me të dhënat ndërsa shtoi se nuk duan që “të krijojmë polemika, por do t’u mbyllim derën personalizimeve.”

Gjithsesi, ministri i Jashtëm italian shtoi se për fat të mirë me shumë nga shtet mbetet një dialog konstruktiv.Kujtojmë këtu se Greqia ka njoftuar se do të hapë turizmin brenda dy javëve, por turistë që vijnë nga disa prej vendeve më të prekura nga pandemia si Italia, Franca, Britania e Madhe dhe Spanja nuk janë në listë. 

Harrojeni plazhin, deri në mes të qershorit mot i freskët e me reshje shiu

Gjysma e parë e muajit qershor do të jetë e freskët dhe me reshje shiu, duke bërë që qyetetarët të mos mendojnë për plazhin. Sinoptikania Adiola Bani tha në një lidhje me “Skype” për News24 se e gjithë kjo javë do të shoqërohet me reshje shiu dhe rënie temperaturash, që do të sjellin edhe rrebeshe shiu ditën e premte.

Por, pavarësisht kësaj, sinoptikania thekson se kjo do të jetë një verë e nxehtë dhe në muajin korrik temperaturat parashikohet të kalojnë mbi 40 gradë celsius.

“Edhe këtë javë do mbetemi në kushte të paqëndrueshme të motit. Reshjet do të vijojnë edhe pasditen e sotme, kryesisht në zonat malore. Edhe dita e martë parashikohet të mbetet e paqëndrueshme. E mërkura dhe e enjtja do na rikthejnë diellein, do kemi rritje të temperaturave, maksimumi deri në 24 gradë Celsius. Ndërsa, në fundjavë temperaturat do të mbërrijnë deri në 30 gradë. Por, edhe pse kemi rritje të temperaturave, do të kemi edhe reshje shiu, gjatë të premtes me rrebeshe, dhe në fundjavë në sasi më të paktë.

Megjithatë, kemi hyrë në stinën e verës dhe këto temperature nuk janë karakteristike. Pjesa e parë e muajit qershor, edhe pse do të kemi temperature 28-29 gradë, e ndonjë ditë edhe 30 gradë Celsius, do të kemi edhe prani reshjesh, duke bërë që të mos e kemi mendjen shumë te plazhi. Në gjysmën e dytë të qershorit do të mendojmë për plazhin. Gjatë korrikut temperaturat parashikohet të arrijnë në temperature 40 gradë celsius. Parashikohet një verë e nxehtë”, tha sinoptikania Bani.