Të infektuar me Covid në Korçë, Policia kontroll shtëpi më shtëpi (VIDEO)

Policia e Korçës ka vijuar kontrollet shtëpi më shtëpi, për të parë nëse të infektuarit me Covid-19 janë karantinuar dhe po respektojnë rregullat.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në qarkun Korçë, Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me personat e prekur nga COVID-19 dhe zhvillon kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.

Policia e Korçës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë,

të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.