Falet Mançester Siti, KAS-i i shpëtoi, zyrtari i lartë i futbollit sulmon KAS-in: Nuk ka standarte

Mançester Siti reagoi pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, i cili hoqi dënimin e UEFA-s, i cili nuk i lejonte “Qytetarët” të merrnin pjesë për dy vite në kompeticionet europiane të futbollit për klube.Klubi anglez falenderoi anëtarët e trupës gjykuese që votuan pro-heqjes së dënimit të UEFA-s.

Presidenti i kampionatit spanjoll (La Liga) Havier Tebas është indinjuar me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, e cila hoqi dënimin dy vjeçar të UEFA-s për Mançester Sitin duke e lejuar të vazhdojë të luajë në kompeticionit të futbollit europian.

Zyrtari i lartë i futbollit iberik e konsideroi KAS-in si “organ pa standarte”.

“Duhet të rishikojmë standartet e KAS-it, nëse me të vërtetë është organi i përshtatshëm për të apeluar vendimet e ndryshme të futbollit. Zvicra ka një histori të madhe me arbitrazhin, por KAS-i nuk është në standartet e duhura”, bëru me dije Tebas.

Ai ka qenë një kritik i madh i modelit të financimit të klubeve të Mançester Sitit dhe PSG-së nga sheikë të fuqishëm nga Lindja e Mesme duke pretenduar se në këtë mënyrë dëmtohet dhe konkurenca financiare e futbollit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.