Instituti i Shëndetit Publik rikujton edhe njëherë të gjitha simptomat e Covid-19 që shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit me virusin. Një i infektuar mund të ketë 1, më shumë se një ose të gjitha simptomat bashkë. E rëndësishme është të mos neglizhohet asnjë.

Sa zgjat periudha e inkubacionit?
Periudha e inkubacionit paraqet periudhën e kohës midis infeksionit dhe zhvillimit të simptomave klinike. Aktualisht vlerësohet se ndryshon midis 2 dhe 11 ditëve, deri në maksimumi 14 ditë.
Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me Koronavirus?
Kollë, temperaturë, ethe, dhimbje muskujsh, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje fyti, humbje të shijes dhe nuhatjes, shtrëngim në kraharor, konfuzion, përgjumje.
