Kovid-19 hyn në bashkinë e Pogradecit,rasti i parë në Devoll, u infektua në Tiranë

Juglindja e vendit tashmë ka 46 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 6 raste te reja ne Qarkun e Korçës,te shperndara:4 ne Pogradec, 1 nëKorçë dhe 1 ne Devoll.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 637.

Koronavirusi hyn në bashkinë e Pogradecit .Sot është konfirmuar punonjësi i pushtetit lokal ne Pogradec.Bashkia vijon punën me masa të rrepta sigurie.

Ndersa eshtë shënuar rasti i parë i prekur me koronavirus në Devoll.Mësohet se i infektuari është një 60-vjeçar nga fshati Baban. I prekuri është kontaminuar me virusin Covid-19 në Tiranë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë janë infektuar 96 persona, ndërsa kanë gjetur vdekjen 2 gra të cilat prej ditësh ishin në gjendje të rëndë në spitalin infektiv.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.