Italia njoftoi se do të mbyllë kufijtë e saj për Kosovën,Malin e Zi, Serbinë në vazhdën e përpjekjeve për të frenuar një rigjallërim të pandemisë në vend.Përmes një postimi në Tëitter, ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, sqaroi se “Serbia dhe Mali i Zi ,Kosova janë futur në listën e vendeve në rrezik”.“Atyre që kanë qenë atje në 14 ditët e kaluara, u ndalohet hyrja dhe kalimi tranzit në Itali” ndërsa Shqipërinë nuk e ka përfshirë në listë.
Roberto Speranza, ministri italian u shpreh:

Kam nënshkruar rregulloren e re me të cilën Serbia, Mali i Zi dhe Kosova shtohen në listën e vendeve të rrezikshme. Ata që kanë qenë atje në 14 ditët e fundit, në ato territore” tha Speranza, “kanë ndalesë hyrje dhe transiti nëpër Itali.Si një nga vendet më të goditura nga virusi vdekjeprurës, Italia e ka kaluar fazën kritike.
Epidemia është në fazën më të rëndë në të gjithë botën, “prandaj duhet kujdes maksimal në mënyrë që të mbrojmë përparimin që kemi arritur.Urdhri i firmosur nga ministri sot, parashikon bllokimin e të gjitha rrugëve të kalimit me tre shtetet, me përjashtim të Shqipërisë.
Këtë javë, edhe Austria ndaloi fluturimet nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.
