Real Madridi është shpallur kampion i La Ligas për sezonit 2019/2020, ndërsa ky është titulli i 34 në histori të klubit mbretëror.Los Blancos në këtë mënyrë e kanë ngritur akoma më shumë rekordin e triumfeve në kampionatin spanjoll.Rivali i tyre i përbetuar, Barcelona, e ka fituar 26 herë titullin e Spanjës e cila eshte tetë tituj më pak se Reali.
Keto jane pamjet e festes se Reali i Madridit per titullit kampion për sezonin 2019-2020 në La Liga. Kjo është hera e 34-t që galaktikët ngrejnë lart këtë trofe, duke e pasur atë në arkivën e tyre më shumë se çdo skuadër tjetër spanjolle. Një kampionat i nisur me luhatje por i mbyllur në mënyrën më të mirë në fund.
Sezoni 2016/2017 ishte i fundit kur Mbretërit e fituan titullin e La Ligas, ndërsa edhe atëherë trajner ishte Zinedine Zidane, i cili më pas u largua për t’u kthyer sërish drejt triumfeve.
Real Madridi mban edhe rekordin për numrin e trofeve në Ligën e Kampionëve, të cilën e ka fituar plot 13 herë.


