Këtë të premte luhet java e parafundit ajo e 35-ta që do të zhvillohet në dy fasha oraresh. 4 ndeshje do të luhen pa drita në orën 17:45 ndërsa në mbrëmje në orën 20:45 në Elbasan Arena, Kukësi do të presë Skënderbeun, një sfidë që premton gola, emocione dhe spektakël.Sezoni 2019-2020 i Kategorisë Superiore po i drejtohet fundit me shumicën e verdikteve finale që janë dhënë tashmë, megjithatë mbetet për t’u përcaktuar skuadra që do të shkojë në play out dhe ekipi i fundit që do të sigurojë një biletë për në Europa League.

Ne kampin Korçar rikthehet Elezi dhe Imami, që kanë kaluar problemet fizike ndersa mungon Mara për shkak kartonësh. Ekipi ka qenë i motivuar gjatë kësaj jave dhe i përqendruar për të bërë mirë në këtë takim.
Një përballje speciale eshte dhe për trajnerin e Kukësit, Orges Shehi, i cili do rikthehet si rival.
Ish-portieri që shkroi historinë me skuadrën korçare do të sfidojë Skënderbeun si trajner kundërshtar.Orges Shehi ,përballë ka një strateg si Daja që nuk ka për t’ja bërë aspak të lehtë në fushen e lojës.
