Liqeni i Ohrit një perlë e papërsëritshme natyrore, klimatike, relaksuese dhe frymëzuese

Pogradeci është një nga qytetet me traditën dhe bukuritë e veçanta natyrore në Shqipërisë, ku vizitorët gjejnë kënaqësi në të katër stinët e vitit.Liqeni i Ohrit cilësohet si një një perlë e papërsëritshme natyrore, klimatike, relaksuese dhe frymëzuese.Ekzistojne ture aktivitetesh të ndryshme sportive turistike, për të eksploruar dhe promovuar vlerat historike, kulturore dhe natyrore të Pogradecit, nëpërmjet guidave me kayak, stand ap paddle dhe biçikleta.

Ndërsa katër kilometër larg qytetit ndodhet edhe pika turistike e Drilonit, me burimet e ujit të pastër dhe të kristaltë që rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen.

Ndersa bukuri të tjera natyrore jane edhe monumentet e rëndësishme kulturore e historike që tërheqin vizitorë të shumtë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.