Këtë mbrëmje Superiorja ka ulur përfundimisht siparin për këtë sezon duke dhënë të gjitha verdiktet.Partizani është dorëzuar i gjithi në Korçë, ku është shpërfytyruar me 4 golat e pësuar. 4-1 ishin shifrat e takimit, ku edhe goli i vetëm i të kuqve u shënua nga mbojtësi i Skënderbeut..Titullin kampion e fiton Tirana e vendit të parë, e cila e mbyll me 70 pikë, 4 më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Në vendin e 3-të renditet Laçi, ndërsa ndiqet nga Skënderbeut i vendit të 4-t dhe Teuta e vendit të 5-të.

Një fakt interesant që duhet veçuar është se Skënderbeu do të bëjë tifo për Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës që do të zhvillohet datës 2 gusht, për të shlyer edhe 1 vit dënimin në UEFA.
Në rast se bardheblutë arrijnë të fitojnë Kupën, Skënderbeu i renditur në vendin e 4-t, përfiton të drejtën për të shkuar në Europë, ne rast te nje vendimi pozitiv nga Gjykata ne te kundert ata thjesht shlyejnë një vit nga dënimi 10-vjeçar, ndërkohë që “biletën” e tyre Europiane e merr Teuta.
Verdikti i Golashenuesit :Suksësi nuk i takon vetëm ekipit kurbinas,por është edhe një arritje personale për Nuabueze që rrëmben “këpucën e artë” në këtë sezon të Kategorisë Superiore.
