Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 106 vota pro dhe 10 kundër ndryshimet Kushtetuese, të cilat heqin koalicionet parazgjedhore dhe mundësojnë hapjen e pjesshme të listave të kandidatëve për deputet. Ndërsa 6 deputetë nuk kanë votuar pasi nuk ishin në sallë.Keshtu parlamenti miratoi sot marrëveshjen e arritur mes maxhorancës dhe opozitës parlamentare, për të ndryshuar nenin 64 dhe 68 të Kushtetutës së Republikës, në të cilat synohet të ndalohen koalicionet parazgjedhore mes partive si dhe të vendoset një prag për ndarjen e mandateve.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë, ndërsa 6 munguan, mes tyre 3 për arsye shëndetësore. Në seancë mungonin Enada Kapllani dhe Ligoraq Karamelo, ndërsa nuk votoi Ambra Borova. Ndërkohë në sallë nuk morën pjesë për shkak të prekjes nga Covid-19, tre deputetët Artur Roshi, Elio Hysko dhe Ralf Gjoni.
Kanë votuar kundër deputetët:
Adriatik Alimadhi
Fatjona Dhimitri
Gjetan Gjetani
Kujtim Gjuzi
Elda Hoti
Lefter Maliqi
Erjon Piciri
Artur Roshi
Zef Shtjefni
Suzana Topi
