Dejvi Bregu luajti ndaj Partizanit ndeshjen e fundit me fanellën e Skënderbeut.Nëpërmjet një postimi në “Instagram” pas ndeshjes së fundit të kampionatit, mesfushori, i ka cilësuar 2 vitet e aventurës me Skënderbeun, emocionuese dhe ishte nder dhe kënaqesi të isha pjese e ketij klubi model.Fjalë zemre nga mesfushori qe nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë tifozët duke theksuar se nga Korça do largohet duke pasur miq qe nuk do i harrojë duke marrë kujtimet me te bukura.
Tashme Skënderbeut do t’i duhet shumë punë për t’u rindërtuar në sezonin e ardhshëm dhe për të qenë sërish në nivelet më të larta, pas largimit edhe të Bruno Ditës .
POSTIMI I DEJVI BREGUT :
https://www.instagram.com/p/CDQuG1JgCYj/?igshid=12nxwpxxzn2b0

