Bruno Dita luajti ndaj Partizanit ndeshjen e fundit me fanellën e Skënderbeut, teksa do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së Shkëndijës së Tetovës, me të cilën do të aktivizohet sezonin e ardhshëm.Nëpërmjet një postimi në “Instagram” pas ndeshjes së fundit të kampionatit, mesfushori 27-vjeçar, i ka cilësuar 3 vitet e aventurës me Skënderbeun, si më të bukurat e karrierës.Dita nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë shokët e skuadrës, presidentin, tifozët dhe trajnerët. Fjalë zemre nga mesfushori, i cili shpreson që rrugët e jetës ta bashkojnë sërish me skuadrën korçare në një të ardhme.
POSTIMI I BRUNO DITËS:

Faleminderit Korca dhe KF Skenderbeu!!! Gjithmone ndarja eshte e veshtire, por cdo fillim e ka nje fund. Keto 3 vite aty jane momentet me te bukura te karrieres sime deri tani dhe une nuk do i harroj kurre cfare kaluam se bashku.
Dua te falenderoj ne rradhe te pare te gjithe shoket e skuadres, presidentin e ekipit Ardjan Takaj, tifozerin “Ujqerit e Debores” qe ne cdo moment, te mire apo te keq me kane perkrahur vazhdimisht.Nje falenderim te vecante kam per traineret e mi, Ilir Daja dhe Orges Shehi qe se bashku me ndihmesit e tyre me mesuan kaq shume keto vite dhe me rriten profesionalisht si futbollist.
Skenderbeu dhe Korca me njerezit e saj te mrekullueshem do te jene te gdhendura me shkronja te arta ne zemren time e do kene nje vend te vecante aty…shpresoj qe rruget tona te bashkohen perseri nje dite, ja u degjofsha te miren jo vetem ne shqiperi por edhe ne europe shume shpejt suksese.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




