VIDEO/ Besëlidhja-Pogradeci, Liqenoret shperdorojne shansin per tu ngjitur ne Superiore

Besëlidhja ia ka dalë të fitojë ndaj Pogradecit, në ndeshjen e “play-off” teksa do të përballet me Vllazninë, ku do të synojë edhe Superioren me pas.Në “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte të gjitha brenda.Rustemaj kaloi Besëlidhjen në avantazh në minutën e 13’, pas dominimit të lezhjanëve në minutat e para.

Në minutën e 44’ Alillari shënoi për Pogradecin dhe vendosi baraspeshën.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për liqenorët që gjetën golin në minutën e 49’ me anë të Topllarit.Pas kësaj Besëlidhja u hodh në sulm, teksa gjetën golin në minutën e 67’ me Moqin.Atëherë kur të gjithë po mendonin për minutat shtesë, erdhi edhe goli që vendosi sfidën.

Në minutën e 93’, pas një gabimi të Hidrit në kthimin e topit dhe daljes së Berberit, përfitoi Çokiç i cili ia doli të shënojë.

Tani Besëlidhja do të tentojë të mposhtë Vllazninë më 5 gusht në “Loro Boriçi”, për të bërë të mundur kalimin në Superiore.

Rustemaj 13′ Moqi 67′, Çokiç 93′ / Alillari 44′, Topllari 49′