Kosova është një shtet i pavarur, por nuk ekziston një kombësi “kosovare”. Kjo është një nga gjërat që të bën përshtypje thuajse në çdo rast, që kontaktojmë me vëllezërit tanë nga Kosova.Dukagjin Lipa ishte i ftuar në “A Show” në SYRI TV, nuk nguron të thotë me këmbëngulje se nuk është kosovar, por është shqiptar.
“Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, u shpreh Dukagjin Lipa në lidhje me këtë çështje.
Në kuadër të Operacioni “Perimetri” ka goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Kapen duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariatet e Policisë Pogradec e Kolonjë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, këta shtetas u kapën duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi D. S., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
• E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Kia” në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt përfitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””, njofton policia.
Elseid Hysaj dëshiron të qëndrojë te Napoli. Pas golit të parë në karrierë në Serie A ndaj Sassuolos të shtunës por edhe të parit për të në Serie A, kapiteni i kombëtares shqiptare është i lumtur me Gattuson në drejtimin e Napolit dhe kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me të kaltrit. Gjithsesi që kjo të ndodhë Hysaj duhet të rinovojë kontratën me klubin jugor e cila i skadon në verën e vitit 2021.
Për momentin ende nuk ka asnjë tratativë mes palëve përsa i përket një zgjatjeje të mundshme të bashkëpunimit, edhe pse Hysaj e dëshiron diçka të tillë.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje për rinovimin, mbrojtësi shqiptar mund të transferohet te Roma me Napolin që është i gatshëm ta zëvendësojë me Faraonin e Hellas Veronës.
Një ishull i vogël italian i ka shpëtuar mrekullisht valës së koronavirusit vrasës pasi asnjë nga rezidentët nuk është prekur nga sëmundja, tregojnë testimet.Ishulli piktoresk Giglio po përgatitej për valën e epidemisë kur pesë turistë rezultuan pozitivë me Covid-19, thonë ekspertët.
Edhe studiuesja vendase Paola Muti priste që epidemia të kalonte te të gjithë 800 banorët e ishullit, shumë prej të cilëve ajo i njeh më së miri.Nëna e saj ka lindur në Giglio Island dhe ajo qëndron shpesh në shtëpinë e familjes për të shijuar pamjet spektakolare të detit.
Rasti i parë me Covid-19 në Giglio ishte një 60-vjeçar i ardhur në shkurt për funeralin e një të afërmi, dhe u largua ditën e nesërme. Ndërsa në fillim të marsit tre vizitorë të tjerë rezultuan pozitivë.
Dr Armando Schiaffino, doktori i vetëm i përgjithshëm në ishull tha se përhapja e epidemisë ishte e pashmangshme, por kjo nuk ndodhi.Ai thotë: “Kjo është e pabesueshme, me gjithë ato raste të ardhur në ishull asnjë nuk është sëmurur!”
Rrjedhimisht për të parë ecurinë e virusit autoritetet testuan 723 nga 800 banorët e ishullit dhe zbuluan se vetëm një kishte krijuar anti-trupa.Daniel Altmann, profesor of imunologjie në Londër thotë se kjo mund të jetë çështje fati ose thjesht prej variantit gjenetik të shumicës së popullatës.
Qeveria ndaloi hapjen e lokaleve të natës si dhe muzikën pas orës 20:00 në klube, me qëllim minimizimin e grumbullimeve të të rinjve, të cilët mund të bëhen shkaktarë të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.Këngëtarët e artistët u ankuan, por mesa duket e kanë gjetur një zgjidhje. Koncertet po bëhen ditën me diell nëpër plazhe.
Të shtunën e kaluar ka qenë koncerti i Noizyt në Gjirin e Lalzit, ku ka grumbulluar qindra të rinj, të cilët siç shihet në video, nuk kanë marrë asnjë masë anti-covid.Të gjithë pijnë e kërcejnë ngjitur me njeri-tjetrin, të pa shqetësuar për jetën e tyre.
Një ishull i vogël italian i ka shpëtuar mrekullisht valës së koronavirusit vrasës pasi asnjë nga rezidentët nuk është prekur nga sëmundja, tregojnë testimet.Ishulli piktoresk Giglio po përgatitej për valën e epidemisë kur pesë turistë rezultuan pozitivë me Covid-19, thonë ekspertët.
Edhe studiuesja vendase Paola Muti priste që epidemia të kalonte te të gjithë 800 banorët e ishullit, shumë prej të cilëve ajo i njeh më së miri.Nëna e saj ka lindur në Giglio Island dhe ajo qëndron shpesh në shtëpinë e familjes për të shijuar pamjet spektakolare të detit.
Rasti i parë me Covid-19 në Giglio ishte një 60-vjeçar i ardhur në shkurt për funeralin e një të afërmi, dhe u largua ditën e nesërme. Ndërsa në fillim të marsit tre vizitorë të tjerë rezultuan pozitivë.
Dr Armando Schiaffino, doktori i vetëm i përgjithshëm në ishull tha se përhapja e epidemisë ishte e pashmangshme, por kjo nuk ndodhi.Ai thotë: “Kjo është e pabesueshme, me gjithë ato raste të ardhur në ishull asnjë nuk është sëmurur!”
Rrjedhimisht për të parë ecurinë e virusit autoritetet testuan 723 nga 800 banorët e ishullit dhe zbuluan se vetëm një kishte krijuar anti-trupa.Daniel Altmann, profesor of imunologjie në Londër thotë se kjo mund të jetë çështje fati ose thjesht prej variantit gjenetik të shumicës së popullatës.
Bamirësi Elvis Naçi ka rezultuar pozitiv në testin e korònavirusit. Këtë e ka zbuluar gazetari Elio Laze në një shkrim në Facebook ku i thotë të shkuara atij dhe cdo pjesëtari tjetër të familjes. Postimin e publikuar e shoqëroi me një fotografi të bamirësit, i cili shfaqet me kurriz duke ecur pranë ambienteve të shtëpisë i shoqëruar nga një punonjës i ISHP-së, që do ti bëjë testin.
Për sot, i urojmë të shkuara Elvisit i cili është konfirmuar me Còvid dhe ndonjë pjesëtari tjetër të familjes. Shërim sa më të shpejtë. #MbaniMaskat”, shkroi Elio.Nuk ka ende një reagim publik nga vetë Elvis Naçi për këtë lajm dhe nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shèndetësore.
Skenderbeu dhe Partizani mbyllin edicionin e 81-të të Kategorisë Superiore në ndeshjen e neserme te Korçës, takim i cili do të luhet nesër në orën 20:45. Ndaj Skënderbeut të kuqtë nuk kanë asnjë objektiv për të arritur, kështu që në këtë takim do t’u jepet mundësi lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë pasur hapësira të pakta gjatë sezonit.E ardhmja e Ilir Dajës ka ndezur një interes të madh kohët e fundit,përgjigja ka qenë e njëjtë: “Jam me Skënderbeun dhe vendos pas përgjigjes së Gjykatës Federale të Zvicrës“.
Ilir Daja :
“Jam trajner i Skënderbeut dhe ndihem mirë në Korçë, sepse Korça nën drejtimin tim ka patur rezultate historike. Disa mbase e kanë harruar që është i vetmi ekip që i ka kaluar të katër raundet drejt grupeve dy herë.
E ardhmja ime? Nuk ka trokitur Partizani, por dhe klube të tjera brenda dhe nga jashtë. Pres përgjigje nga Gjykata Federale dhe pastaj do të mësojmë se ç’do bëhet me Ilir Dajën dhe Skënderbeun.
Zona europiane? Matematikisht ka ende shpresë. Ajo që duhet të bëjmë është të fitojmë edhe pse kemi një kundërshtar të pozicionuar jo drejt. Meqë nesër është dhe mbyllja e kampionat, do të donim të merrnim fitore për t’ua dhuruar tifozërisë korçare. I kemi ndier dhe gjatë kësaj kohe që nuk kanë qenë në stadium për shkak të pandemisë”, ka deklaruar Ilir Daja.
Ka shkuar në 4997 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.Te shperndara: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.Në vendin tonë janë 2060 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 71 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 7 raste te reja ne Qarkun Korçe .Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 4 viktima.
Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :
Rritja e rasteve ditore të ditëve të fundit, rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive e kanë vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar. Por në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë apelon për bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave, që të kufizohet përhapja e COVID19.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të gjithë qytetarëve të vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur, të respektoni distancën prej të paktën 1.5 metër nga të tjerët dhe të kujdeseni për higjienën personale dhe kolektive.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar
Ju informojme per situaten epidemiologjike në 24 orët e fundit: Janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju drejtohet qytetarëve të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse kanë shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.
COVID-19 – Statistika (28 Korrik 2020) Testime totale 39690 Raste pozitive 4997 Raste të shëruara 2789 Raste Aktive 2060 Humbje jete 148 (Qarku Tiranë 79, Shkodër 23, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)
Ishulli mykonos është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të personave “VIP” në botë.Dan Bilzerian, i njohur edhe si “Mbreti i Instagramit”, mbërriti në Greqi me jahin e tij luksoz dhe sigurisht nën shoqërinë e modeleve të nxehta.Mediat greke shkruajnë se 39-vjeçari amerikan po kalon pushimet në Mykonos. Në fakt, stili i tij i jetës është mjaft i çuditshëm dhe vështirë të dallosh nëse Dan punon apo jo ndonjëherë.
Dan Bilzerian ndiqet pothuajse nga 28 milionë njerëz në llogarinë e tij të Instagramit.Bilzerian, 39 vjeç, i cili lindi në Tampa Florida,njihet me pseudonimin “Mbreti i Instagramit”, festat e tij jane te mbushura me femra te bukura që shumicën e kohës janë vetëm me bikini ku mbizoteron muzikë e lartë ,ndersa ai është shumë aktiv dhe poston foto e video nga jeta e shfrenuar dhe luksoze.
Së fundmi, ylli i instagramit ka publikuar disa pamje nga ishulli luksoz, ku tregon se si njerëzit dynden për të bërë foto me të.
Nga ana tjetër shihen modelet duke shijuar në maksimum çdo moment në Mykonos.
Dy seancat plenare që kanë mbetur për këtë legjislaturë, Kuvendi nuk i ka pezulluar, por ka marrë vendim për të shkurtuar kohën e diskutimeve, pas konfirmimit pozitivë me koronavirus të 3 deputetëve.Deputetët Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Elio Hysko janë infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye, Kuvendi do të bëjë edhe desinfektimin e ambienteve.
Dy seancat e fundit janë paracaktuar për datën 29 dhe 30 korrik, ku është lajmëruar se do të votohet hapja e listave dhe ndryshimet kushtetuese.
Kujtojme qe edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj infektohet me koronavirus. Është vetë ai që jep lajmin, ndërsa thotë se pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19.
Ka shkuar në 4880 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.Te shperndara: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.Në vendin tonë janë 1991 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 67 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 2 raste te reja ne Qarkun Korçe .Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 6 viktima.
Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.Ka vijuar rritja e rasteve të reja edhe gjatë javës që lamë pas. Mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëruar fatkeqësisht me humbje jete.
Ndaj i drejtohemi me një thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e masave, duke u rikujtuar detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur, për respektuar distancën dhe ruajtur higjienën.Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.Ju informojme per situaten epidemiologjike në 24 orët e fundit: Janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik
Covid -19 merr në tjetër jetë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ I cili prej ditësh është kthyer në Covid 2, gardisti 58-vjecari Gani Potka. Potka ishte shtruar pak ditë më parë në spital si pasojë e komplikacioneve nga Covid 19. Mësohet se 58 vjecari Gani Potka punonte se shofer i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Lajmin e ka konfirmuar edhe fotografi i njohur i Parlamentit Agim Rama, përmes një postimi në facebook ku shpreh keqardhjen e tij për ndarjen nga jeta të 58-vjecarit Potka.
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo e ka nisur diten me nje mesazh shume te rendesishem. Ne kohen e frikshme qe po jetojme kur gjithe vemendja madje edhe energjite i kemi te perqendruar te koronavirusi, ruajtja dhe shpetimi prej tij, harrojme se bashkejetojme me shume viruse dhe rreziqe te tjera. Me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne Facebook, mjeku poston nje galeri fotosh me pamje nga pasojat qe lene tek njerezit infeksionet e shumta qe karakterizojne kete stine.
Postimi i Tritan Kalos
KOHË KOVIDIANE…RIKUJTESË….Çfarë mundet të fshihet në hijen e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….FIKSIMI pas rrezikut të përhapjes dhe infektimit nga Sars-Cov2, ka lënë në hije dhe ka zbehur mprehtësinë klinike dhe epidemiologjike kërkuese dhe diagnostikuese, të një sërë infeksionesh të cilat janë të shumtë dhe bashkëshoqërojnë këto muaj të nxehtë të VERËS….TEMPERATURA mbi 37 gradë celcius, këputshmëria/asthenia, gërvishjet e fytit apo dhimbjet e tij, një kollë e lehtë, skuqje apo kruarje të syve, dhimbje barku e ndonjeherë të shoqëruar me të vjella ose të dala diarheike, dalje në lëkurën e trupit por sidomos të këmbëve të elementëve imitues të një infeksioni mykotikë apo ekzantematikë etj.,
menjëherë e adresojnë vëmëndjen tonë si publik i gjërë dhe si profesionistë, kryesisht vetëm e vetëm ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Po GABOJMË, po MBIDIAGNOSTIKOJMË raste me këtë infeksin, dhe po NËNVLERËSOJMË faktin se kjo stinë KURDOHRË është shoqëruar me infeksione të shumta febrile apo jo….Tonsilitet virale në shumicën e tyre por edhe bakterialë në jo më pak se në 30% të rasteve, janë një dukuri e shpeshtë në këtë stinë të vitit….
Faringitet virale, bakteriale por edhe nga qëndrimi në mjedise me ajër te kondicionuar janë po ashtu mjaft të shpeshta….Trakeobronkitet virale apo bakteriale jo kovidiane nuk u zhdukën paprtitmas….Pneumonitë akute komunitare bakteriale dhe virale POR që klinikisht dhe imazherikisht kanë një ngjashmëri të madhe më Sars-Cov2/Covid-19, edhe ato tashmë u “fagocituan”/gllabëruan nga virusi sëmundje-shkaktues e jetë-marrës Sars-Cov2/ Covid-19….Lëndimet pulmonare alergjike në klinikë dhe në imazheri të ngashme me Covid-19, janë këtu dhe duhet të miren parasysh kur pyesim të sëmurët për historikun e shkuar dhe të tanishëm të sëmundjes së tyre….
“Gripi” i stomakut apo i zorrëve (“stomach flu and intestinal flu”), kryesisht të shkaktuara nga enteroviruse të ndryshme, bakterie si salmonelat apo parazitë si xhardia, të mos harojmë se nuk janë sëmundje që mundet të fshihen me një të rënë lapsi nga lista e sëmundjve të kësaj stine, sepse tashmë kemi vetëm e vetem SARS-COV2/COVID-19,,,,,Po “ETHJA 3-4 ditore” apo sikundër njihet ajo edhe si “Gripi i verës”, mos u pensionua nga Covid-19….Sëmundjet mykotike të lëkurës pas frekuentimit të ujrave të lumenjve, liqeneve, pishinave apo të detit, a duhet detyrimisht për “elegancë diagnostike” ti mvishen tani Covid-19….
Skuqja e syve e shoqëruar me ethe dhe dalje të gjëndrave limfatike para ose pas veshit (Syndroma okulo-glndulare) me origjinë virale, pikërisht pas frekuentimit të mjediseve të mësipërme, edhe ato tashmë shkaktohen vetëm e vetëm nga Covid-19…..Celulitet bakterialë a janë ende të pranishme në klinikë?…Infeksionet e vëndeve të pickimit nga insektë të ndryshëm, kur u bë kohë që nuk bëhet dezinsektim i duhur masiv dhe cilësor i mjediseve tona, enjtjet e dhimbshme pseudo-paralaziuese pas kontaktit me “peshkun e rërës”, a ekzistojnë vallë ato apo jo?…. ….
Po Ethja Typhoide, tifoja e zorrëve sikundër e njeh këtë sëmundje më shpesh populli, me këto kushte higjene dhe kontrolli të dyshimtë të bartshmërisë së S. typhi nga ushqim-bërësit apo ushqim-shpërndarësit, edhe ajo NUKU ekziston më….Ekzantemat e ndryshme virale dhe post-streptokoksike, a dolën edhe ato vallë në pension…LISTA e rikujtesës së INFEKSIONEVE STINORE është edhe shumë më e gjatë…NDAJ kolegë dhe ju publik i gjërë, JU LUTEM të mos fiksoheni vetëm e vetëm pas Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….
Pamje të rralla kanë ndodhur pasditen e së shtunës 25 korrik në Puglia, në Porto Cesareo në Salento të Italisë, në bregdetin Jon, ku një breshër me kokrra të mëdha sa një arrë ka befasuar pushuesit.Disave prej tyre madje u ka thyer dhe xhamat e makinave .Një fenomen që befasoi pushuesit që duhet të gjenin strehim në vendet e shkatërruara: disa dëme në trupat e makinave.Pamje nga Corriere della Sera