Mbyllet numerimi/Dalin fituesit,ja kush u zgjodh rektor në universitetin e Korçës

Ka mbaruar numërimi i votave në Universitetin e Korçës, ku Rektor është shpallur Dhimitër Bello i cili kandidonte kundër Lenci Ekonomit.Gjithashtu Ledina Alolli është shpallur fituese në fakultetin e ekonomikut, në fakultetin filologjik Jonela Spaho dhe në fakultetin e bujqësisë Gjergji Mero.Deri tani Robert Damo nuk ka mundur të marrë dot numrin e kërkuar të votave pavarësisht se garonte i vetëm e do të jetë përsëri në votimet e raundit të dytë.

Ne senat janë shpallur fitues Ismeralda Seidolli dhe Hansi Kapllani.

Votat si më poshtë:

Fakulteti ekonomik 24 vota Bello, 10 vota Ekonomi

Fakulteti Mësuesisë 32 vota Bello, 13 vota Ekonomi

Fakulteti Bujqësisë 12 vota Bello, 11 vota Ekonomi

Fakulteti Shkencave Humane 27 vota Bello, 20 vota Ekonomi

COVID-19/92 TE PREKUR NE VEND ,4 PERSONA HUMBIN JETEN

Ka shkuar në 5197 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.Te shperndara:49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.Në vendin tonë janë 2160 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 63 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot nuk ka pasur raste te reja ne Qarkun Korçe .Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 4 viktima midis tyre dhe 85 vjeçar nga Korça.Ndërkohë që në 24 orë janë shëruar 53 pacientë.

Dr. Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend dhe njëherësh ju drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.Një thirrje vecanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyeras një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve për të telefonuar në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (30 Korrik 2020)
Testime totale 40699
Raste pozitive 5197
Raste të shëruara 2883
Raste Aktive 2160
Humbje jete 154 (Qarku Tiranë 81, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1164
Durrës 259
Shkodër 205
Vlorë 104
Lezhë 84
Fier 79
Kukës 66
Korçë 63
Elbasan 51
Berat 32
Gjirokastër 29
Dibër 24

Dejvi Bregu i jep Lamtumire Skenderbeut”Nder të isha pjesë e juaja”!

Dejvi Bregu luajti ndaj Partizanit ndeshjen e fundit me fanellën e Skënderbeut.Nëpërmjet një postimi në “Instagram” pas ndeshjes së fundit të kampionatit, mesfushori, i ka cilësuar 2 vitet e aventurës me Skënderbeun, emocionuese dhe ishte nder dhe kënaqesi të isha pjese e ketij klubi model.Fjalë zemre nga mesfushori qe nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë tifozët duke theksuar se nga Korça do largohet duke pasur miq qe nuk do i harrojë duke marrë kujtimet me te bukura.

Tashme Skënderbeut do t’i duhet shumë punë për t’u rindërtuar në sezonin e ardhshëm dhe për të qenë sërish në nivelet më të larta, pas largimit edhe të Bruno Ditës .

POSTIMI I DEJVI BREGUT :

https://www.instagram.com/p/CDQuG1JgCYj/?igshid=12nxwpxxzn2b0

Parlamenti voton ndryshimet kushtetuese me 106 vota, s’ka më koalicione parazgjedhore

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 106 vota pro dhe 10 kundër ndryshimet Kushtetuese, të cilat heqin koalicionet parazgjedhore dhe mundësojnë hapjen e pjesshme të listave të kandidatëve për deputet. Ndërsa 6 deputetë nuk kanë votuar pasi nuk ishin në sallë.Keshtu parlamenti miratoi sot marrëveshjen e arritur mes maxhorancës dhe opozitës parlamentare, për të ndryshuar nenin 64 dhe 68 të Kushtetutës së Republikës, në të cilat synohet të ndalohen koalicionet parazgjedhore mes partive si dhe të vendoset një prag për ndarjen e mandateve.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë, ndërsa 6 munguan, mes tyre 3 për arsye shëndetësore. Në seancë mungonin Enada Kapllani dhe Ligoraq Karamelo, ndërsa nuk votoi Ambra Borova. Ndërkohë në sallë nuk morën pjesë për shkak të prekjes nga Covid-19, tre deputetët Artur Roshi, Elio Hysko dhe Ralf Gjoni.

Kanë votuar kundër deputetët:

Adriatik Alimadhi
Fatjona Dhimitri
Gjetan Gjetani
Kujtim Gjuzi
Elda Hoti
Lefter Maliqi

Erjon Piciri
Artur Roshi
Zef Shtjefni
Suzana Topi

Presidenti uron komunitetin maqedonas të Pustecit për Festën e Shën Marenës

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot komunitetin maqedonas të Pustecit për Festën e Shën Marenës. Në një mesazh në Facebook, Presidenti shprehet se “në këtë ditë të rëndësishme për ta, që për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19 nuk do mund të kremtohet si zakonisht, bashkoj lutjet e mia me këtë komunitet të dashur, për një jetë më të mirë, për më shumë paqe e begati, gëzime e lumturi në familjet e tyre”.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit:

Një urim të përzemërt për komunitetin e mrekullueshëm, paqedashës e punëdashës maqedonas të Bashkisë së Pustecit që sot kremton Festën e Shën Marenës, që jo vetëm i bashkon njerëzit, u jep shpresë dhe kurajo për të ardhmen, por njëkohësisht forcon themelet tona të bashkëjetesës.
Në këtë ditë të rëndësishme për ta, që për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19 nuk do mund të kremtohet si zakonisht, bashkoj lutjet e mia me këtë komunitet të dashur, për një jetë më të mirë, për më shumë paqe e begati, gëzime e lumturi në familjet e tyre. 🇦🇱🤝🇲🇰

Në Shqipëri, shfaqja e filmit të parë i përket vitit 1908 dhe qytetit të Korçës

Filmi i parë i shfaqur në Shqipëri, është një film amerikan.Sipas raportimeve në librin e Gerard Girard mbi fillesat e fotografisë në Shqipëri, filmi i parë në vendin tonë është shfaqur në vitin 1908 në qytetin e Korçës, vetëm 5 vite pas premierës në SHBA, raporton “Albanian Miscellanea”.

“Në Shqipëri, shfaqja e filmit të parë ka ndodhur në Korçë, në 1908. Sipas një raportimi modern, ishte filmi amerikan

“The Great Train Rrobery”, i shfaqur me ndihmën e një projektori, i sjellë nga Selaniku”, shkruan Girard në librin e tij.

Bruno Dita/Skenderbeu dhe Korca do te jene te gdhendura me shkronja te arta ne zemren time

Bruno Dita luajti ndaj Partizanit ndeshjen e fundit me fanellën e Skënderbeut, teksa do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së Shkëndijës së Tetovës, me të cilën do të aktivizohet sezonin e ardhshëm.Nëpërmjet një postimi në “Instagram” pas ndeshjes së fundit të kampionatit, mesfushori 27-vjeçar, i ka cilësuar 3 vitet e aventurës me Skënderbeun, si më të bukurat e karrierës.Dita nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë shokët e skuadrës, presidentin, tifozët dhe trajnerët. Fjalë zemre nga mesfushori, i cili shpreson që rrugët e jetës ta bashkojnë sërish me skuadrën korçare në një të ardhme.

POSTIMI I BRUNO DITËS:

Faleminderit Korca dhe KF Skenderbeu!!! Gjithmone ndarja eshte e veshtire, por cdo fillim e ka nje fund. Keto 3 vite aty jane momentet me te bukura te karrieres sime deri tani dhe une nuk do i harroj kurre cfare kaluam se bashku.

Dua te falenderoj ne rradhe te pare te gjithe shoket e skuadres, presidentin e ekipit Ardjan Takaj, tifozerin “Ujqerit e Debores” qe ne cdo moment, te mire apo te keq me kane perkrahur vazhdimisht.Nje falenderim te vecante kam per traineret e mi, Ilir Daja dhe Orges Shehi qe se bashku me ndihmesit e tyre me mesuan kaq shume keto vite dhe me rriten profesionalisht si futbollist.

Skenderbeu dhe Korca me njerezit e saj te mrekullueshem do te jene te gdhendura me shkronja te arta ne zemren time e do kene nje vend te vecante aty…shpresoj qe rruget tona te bashkohen perseri nje dite, ja u degjofsha te miren jo vetem ne shqiperi por edhe ne europe shume shpejt suksese.

VIDEO/ Besëlidhja-Pogradeci, Liqenoret shperdorojne shansin per tu ngjitur ne Superiore

Besëlidhja ia ka dalë të fitojë ndaj Pogradecit, në ndeshjen e “play-off” teksa do të përballet me Vllazninë, ku do të synojë edhe Superioren me pas.Në “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte të gjitha brenda.Rustemaj kaloi Besëlidhjen në avantazh në minutën e 13’, pas dominimit të lezhjanëve në minutat e para.

Në minutën e 44’ Alillari shënoi për Pogradecin dhe vendosi baraspeshën.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për liqenorët që gjetën golin në minutën e 49’ me anë të Topllarit.Pas kësaj Besëlidhja u hodh në sulm, teksa gjetën golin në minutën e 67’ me Moqin.Atëherë kur të gjithë po mendonin për minutat shtesë, erdhi edhe goli që vendosi sfidën.

Në minutën e 93’, pas një gabimi të Hidrit në kthimin e topit dhe daljes së Berberit, përfitoi Çokiç i cili ia doli të shënojë.

Tani Besëlidhja do të tentojë të mposhtë Vllazninë më 5 gusht në “Loro Boriçi”, për të bërë të mundur kalimin në Superiore.

Rustemaj 13′ Moqi 67′, Çokiç 93′ / Alillari 44′, Topllari 49′

VIDEO/ Tirana kampione e Shqipërisë,urimet me te sinqerta

Tirana është kampione e Superiores për sezonin 2019-2020 duke sjellë trofeun në shtëpi për 100-vjetorin e ekipit.Atmosfera festive dhe zbukurime të shumta kanë mbushur kryeqytetin. Një arritje e madhe që u mundësua kryesisht nga trajneri Egbo, që pas arritjes së tij në kryesimin e bardhebluve do të tjetërsonte skuadrën.Kapiteni Erando Karabeci ngriti pak minuta më parë, në qiellin e “Air Albania” trofeun e titullit kampion, pas plot 11-vitesh pritje pas Epokes se dominimit te Skenderbeut.

Edhe pse një festë e cunguar, nuk munguan grupimet e tifozëve në sheshin “Skenderbej”.

Ndërkohë edhe rrugët e kryeqytetit kanë qenë të mbushura plot me tifozët bardheblu, të cilët nuk e kanë vrarë mendjen fare për distancimin social dhe situatës aspak të favorshme prej Koronavirusit.

Skënderbeu i katërti, tifo për Tiranën per pjesmarje ne Europë

Këtë mbrëmje Superiorja ka ulur përfundimisht siparin për këtë sezon duke dhënë të gjitha verdiktet.Partizani është dorëzuar i gjithi në Korçë, ku është shpërfytyruar me 4 golat e pësuar. 4-1 ishin shifrat e takimit, ku edhe goli i vetëm i të kuqve u shënua nga mbojtësi i Skënderbeut..Titullin kampion e fiton Tirana e vendit të parë, e cila e mbyll me 70 pikë, 4 më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Në vendin e 3-të renditet Laçi, ndërsa ndiqet nga Skënderbeut i vendit të 4-t dhe Teuta e vendit të 5-të.

Një fakt interesant që duhet veçuar është se Skënderbeu do të bëjë tifo për Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës që do të zhvillohet datës 2 gusht, për të shlyer edhe 1 vit dënimin në UEFA.

Në rast se bardheblutë arrijnë të fitojnë Kupën, Skënderbeu i renditur në vendin e 4-t, përfiton të drejtën për të shkuar në Europë, ne rast te nje vendimi pozitiv nga Gjykata ne te kundert ata thjesht shlyejnë një vit nga dënimi 10-vjeçar, ndërkohë që “biletën” e tyre Europiane e merr Teuta.

Verdikti i Golashenuesit :Suksësi nuk i takon vetëm ekipit kurbinas,por është edhe një arritje personale për Nuabueze që rrëmben “këpucën e artë” në këtë sezon të Kategorisë Superiore.

SKENDERBEU 4-1 PARTIZANI ,DOMINIM I UJQERVE

Mbrëmjen e sotme luhen dy ndeshjet e fundit për këtë sezon në Kategorinë Superiore. Teuta 2-3 Laci ,Dursaket jane ne disavantazh ndaj miqve në stadiumin e tyre dhe me kete humbje qe po pesojne, Skenderbeu e sheh veten ne Europe nese kupen e Republikes e fiton Tirana.Bardhekuqte jane duke fituar ne shtëpi me Partizanin ditën e sotme , në ndeshjen e fundit të Kategorisë Superiore për këtë sezon.

LIVE| Skënderbeu-Partizani 4-1

64’ GOOOOOL 4-1 SKËNDERBEU! Nuk ndalen korçarët, me Bregun që shënon edhe golin e 4-t për bardhekuqtë, pas një aksioni shumë të bukur të vendasve.

55’ GOOOOOOOOL 3-1 SKËNDERBEU! Aksion model i vendasve me Bregun që shkëputet bukur në krahun e majtë dhe dërgon një krosim perfekt në zonë, aty ku ndodhet Taipi, i cili me një gjuajtje shumë të fortë e dërgon topin në rrjetë.

49′ GOOOOOOL 2-1 PARTIZANI! Ngushtohen shifrat në Korçë, me Pëllumbin që shënon autogol pas një krosimi të Partizanit në zonë.

20’ GOOOOOOL 2-0 SKËNDERBEU! Gafë e pafalshme në mbrojtjen e Partizanit, në kthimin e topit pas, me Krasniqin që përfiton dhe shënon.

18’ GOOOOOOOL 1-0 Skënderbeu! Fantastik Nazmi Gripshi, i cili pas një krosimi perfekt të marrë nga Eni Imami, nuk e kishte shumë të vështirë për ta dërguar në rrjetë.

Starton sfida në Korçë!

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Koliçi, Imami, Jashanica, Pëllumbi, Dita, Daja, Mara, Taipi, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: I. Daja.

Partizani: Malaj, Idrizaj, Belica, Dajçi, Ferhati, Kodra, Telushi, Broja, Mala, Korderio, Solomon. Trajner: R. Kalari.

COVID-19/108 TE PREKUR NE VEND ,1 RAST I RI NË KORÇË DHE 1 NE POGRADEC

Ka shkuar në 5105 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.Te shperndara: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas”.Në vendin tonë janë 2125 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 69 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 2 raste te reja ne Qarkun Korçe perkatesisht 1 rast te ri be Korce dhe 1 ne Pogradec.Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 2 viktima ndërkohë që në 24 orë janë shëruar 41 pacientë.

Dr. Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë ju informon mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë, duke ju drejtuar që në fillim të këtij komunikimi çdo qytetari me thirrjen për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së Covid9.Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas,Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, bareve, restoranteve institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (29 Korrik 2020)
Testime totale 40192
Raste pozitive 5105
Raste të shëruara 2830
Raste Aktive 2125
Humbje jete 150 (Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1146
Durrës 255
Shkodër 202
Vlorë 105
Lezhë 83
Fier 76
Korçë 69
Kukës 60
Elbasan 49
Berat 30
Gjirokastër 29
Dibër 21

Dafina :revoltohet me kolegët “T’ju vijë turp që i thoni vetes patriota”

Dafina Zeqiri i është rikthyer sërish çështjes së peticionit të firmosur drejtuar kompanisë Apple, për të përcaktuar qartë kufijtë e Kosovës në “Apple Maps”. Megjithëse një sërë artistësh dhe qytetarësh reaguan ndaj Apple duke i bërë thirrje të merrte në konsideratë shqetësimin e tyre, për Dafinën kjo nuk është e mjaftueshme.Përmes një Instastory, të publikuar pak orë më parë, këngëtarja i drejtohet e acaruar të gjithë atyre që “hiqen” si patriota dhe ndërkohë nuk bëjnë asgjë për t’i dalë në krah vendit.

“Duhet t’ju vijë turp që i thoni vetes patriota dhe s’po keni kohë të hyni online në telefon (aty ku rrini gjithë ditën e gjithë natën duke qeshur më shumë me njëri tjetrin nga sa e mbështesni!)”- shkruan Zeqiri, duke iu kërkuar të gjithëve të reagojnë në kohë për të drejtat e Kosovës.

Thirrja e Dafinës, dukshëm shkonte edhe për kolegët e saj, të cilët mund t’i përdorin llogaritë e tyre të Instagram-it, si një zë për çështje kaq delikate sa kjo.

“Edhe ju kolegët e mi nga Kosova e Shqipëria!”- vazhdon Dafina.

Rreth 2 jave me pare , u krijua një peticion që i kërkon Apple Maps të vendosë kufijtë ndërkombëtarë mes Kosovës dhe Serbisë si dhe të shënojë emrin e Kosovës si një shtet i vetëm. Këtij peticioni ju bashkuan shumë emra të njohur, përfshi këtu Dua Lipën e cila u përball edhe me komente që nxisnin urrejtje në Instagram-in e saj. Gjithsesi, sipas Dafinës mbështetja nuk është mjaftueshëm. Ka ende shumë që duhet të reagojnë!

Pipero: Jo në kushtet për tu alarmuar,ka ardhur koha që të kontrollojmë tregun e maskave apo edhe çmimin e tyre

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit, rritjen e rasteve të reja, të viktimave dhe rëndësisë që duhet t’i kushtojmë mbajtjes së maskave. Gjatë intervistës Pipero tha për gazetarin Enkel Demi se situata është serioze, por jo në kushtet për tu alarmuar. Po ashtu mjeku infeksionist i bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos heqin dorë nga mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës.Pipero thekson se duhet kontrolluar tregu i maskave pasi jo çdo maskë duhet vendosur në fytyrë, sepse, maska, shprehet ai duhet të mundësojë edhe thithjen oksigjenit.

Pjesë nga biseda :

Në mjedise të mbyllura duhet domosdoshmërish edhe mbajtja e maskave. Ndoshta nuk mund të mbahet gjatë gjithë kohës por e këshilloj. Situata ka qenë, është dhe do të jetë shqetësuese, por jo për të vendosur alarmin. Shqetësuese, them sepse numrat janë në rritje, rastet në spitale dhe rastet e rënda janë shtuar dhe për fat të keq duket sikur ka dy realitete.Një realitet jashtë spitalit ku duket sikur nuk ndodh gjë dhe më pas situata në spital që nuk është e lehtë. Secili nga ne duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tij. Ky virus na ka rënë të gjithëve, edhe pushtetarët edhe qytetarët duhet të të tregohen të ndërgjegjshëm.

Institucionet duke filluar nga spitale duhet të tregojnë përgjegjësitë e tyre. Po ashtu të merren masa në raport me maskën. Ka ardhur koha që të kontrollojmë tregun e maskave apo edhe çmimin e tyre. Dhe jo çdo lloj maske duhet vendosur në fytyre sepse ka një rol të rëndësishëm edhe për thithjen e oksigjenit. Duhet t’i dëgjojnë këshillat për të vendosur maskën dhe jo për ta mbajtur si stoli. Rruga kryesore e transmetimit është respiratore pra hunda, dhe në shumicën e rasteve e mbajmë zbuluar.

Maska e thjeshtë kirurgjikale mund të përdoret deri në katër orë dhe më pas duhet ta ndërrosh. Maska ka një protokoll si vendoset dhe se si hiqet, duhet të kemi kujdes sepse pjesën e jashtme nuk duhet ta prekim ose nëse e prekim duhet ta heqim dhe duart të lahen. Të gjithë kemi përgjegjësitë tona pa përjashtim.Ky virus vijon të ketë shumë të panjohura, merret me rrugë respiratore, por nuk po sillet si i tillë. Ende mund të kemi shumë të papritura, ka një problem tjetër po kaq madhor.

Në fund të vjeshtës dhe dimrit fillojnë viruset stinore që janë po kaq të rrezikshme. Duhet të mundësojmë së paku parandalimin e dëmeve, për fat të mirë për to kemi vaksinë, por në këtë situatë secili nga ne ka detyrë të mundësojë kufizimin për përhapjen e pandemisë. Maskat duhet të plotësojnë disa standarde të cilat i kontrollojnë institucionet.

Së pari duhet të parandalojë thithjen dhe përhapjen e spërklave, por duhet të mundësojë thithjen oksigjenit. Ne duhet të oksigjenohemi”, tha Pipero.Më tej ai shtoi e COVID-19 ka shumë të panjohura, bazuar në të dhënat që kemi për viruset respiratore, koronavirusi nuk po sillet si i tillë.”Të gjithë ne specialistët kemi thënë ato që ishin evidentuar për momentin dhe kemi hedhur hipoteza se si mund të jetë më tej. Pothuajse në të gjitha vendet e botës ka luhatje.

Përgjithësisht mbyllja ishte zgjedhje, por jo zgjidhje.Edhe pse në deklarimet tona sot mund të jemi shumë larg atyre që kemi thënë dinamika e kësaj pandemie është e ndryshueshme. Ende ne vazhdojmë të jemi përpara të panjohurave në raport me virusin. Studimet më shumë kanë qenë evidenca, se studime. Për viruset bota deri më sot ka shumë pak zgjidhje. Por kjo nuk do të thotë se meqë dje e thamë ndryshe të mos reflektojmë. Duhet të ushtrojmë të njëjtën përgjegjësi që së bashku të zvogëlojmë dëmin”, tha Pipero.

Sa i kemi kapacitet për të përballuar edhe fluksin e personave që preken nga viruset stinore?

Pipero: Kapacitete përballuese spitalet shqiptare kanë. Numri mund të vijë duke u shtuar edhe për shkak të gripit stinor. Kapacitete kemi dhe mund të shtohen. Nëse për viruset e gripit stinor kemi një vaksinë dhe qeveria duhet të mendojë për moshat e rrezikuara.Ndoshta nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit do të kemi një vaksinë, por askush nga ne nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina.

Ende nuk dihet nëse ky virus lë një imunitet të përkohshëm, apo për gjithë jetënDuhet të kalojnë së paku 18-24 muaj që të arrihet raporte afatgjata në lidhje me imunitetin. Besoj që vaksinën do ta kemi në fund të vitit. Kam besim te vaksina, por më shumë besim kam tek ndërgjegjja qytetare..

Igli Tare synon “bombën” e merkatos, David Silva në Lazio?

Igli Tare nuk e ka ndërmend të ndalet.Sipas mediave italiane në përgjithësi, e “Gazzeta Dello Sport” në veçanti, drejtori sportiv i romakëve po synon që të sjellë në “Olimpico”, yllin e Manchester Cityt, David Silvan.Silva u largua nga “Etihad” pas plotë 10 vitesh të kaluara aty, ndërsa parashihet një lëvizje e mundshme drejt qytetit të përjetshëm.

34 vjeçarit i skadoi kontrata dhe vendosi të largohej pas 10 viteve nga City, duke u bërë gati për një aventurë të re. Mesfushori spanjoll shihet nga Tare si futbollisti që do merrte në dorë rolin e liderit te ekipi italian, falë edhe eksperiencës së madhe që ka. Silva ka qenë i lidhur me shumë skuadra jashtë europës, apo me një rikthim në Spanjë ku interes kishte shfaqur Valencia.

Gjtihsesi ajo që e avantazhon Lazion në krahasim me ekipet e tjera është se i mundëson Silvës të luajë në Champions League. Të shohim a do arrijë Tare ta finalizojë me sukses këtë operacion…