Manchester City dhe Lyon do të ndeshen në çerekfinalen e Champions League në Lisbonë.Një fat jo të mirë pati edhe Juventus i Ronaldos. Ekipi kampion i Italisë arriti të fitojë, por doli nga gara me rregullin e golit në fushën kundërshtare. Portugezi ka arritur të shënojë dy gola, një me penallti dhe një supërgol me goditje nga jashtë zone, por nuk kanë mjaftuar për të kaluar turin.

Ronaldo shënoi në minutat 43 dhe 60-të, ndërsa goli i Lyon u shënua nga Depay me penallti në minutën e 12-të.

Manchester City ka siguruar plasmarjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit.
Anglezët kanë nxjerrë nga gara të mëdhenjtë e Real Madrid, pasi i kanë mundur edhe në ndeshjen e dytë pas fitores në shtëpinë e madrilenëve.
Golat për “qytetarët” u shënuan nga Sterling në minutën e 9-të dhe Grabriel Jesus në të 68-ën.

Goli i vetëm i madrilenëve u shënua nga Benzema në minutën e 28-të. Me rezultatin e përgjithshëm 4- 2, City vazhdon rrugëtimin.

