Maskat duhet të vazhdojë të vishen në hapësira të mbyllura publike, njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike nga njëri-tjetri dhe tubimet e mëdha mbeten të ndaluara.Conte foli për “masa të balancuara” dhe se ”duhet të mbetemi vigjilent kundër virusit”.Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit.

Por, dekreti lejon që anijet duhet të lundrojnë përsëri nga 15 shtatori dhe se rregullat e rrepta të higjienës duhet ende të respektohen në bordet e tyre.Nga 1 shtatori, panairet tregtare do të lejohen të hapen përsëri.
Tre miliardë euro të tjera (3,5 miliardë dollarë) u vënë në dispozicion për turizmin dhe kulturën.Kryeministri u bëri thirrje italianëve që të vazhdojnë të marrin pjesë në masat për frenimin e koronavirusit.
“Ne nuk duhet të mbetemi prapa dhe të zhbëjmë përpjekjet tona”, tha ai.
“Unë i kuptoj të rinjtë që dëshirojnë të kthehen në jetën e natës, por njeriu duhet të sillet me përgjegjësi. Shëndeti i të dashurve tuaj është në rrezik”, theksoi Conte.
