Një ëndërr e bërë realitet” e ka cilësuar Dua Lipa bashkëpunimin e saj të radhës që nuk është fare i zakontë, përkundrazi bëhet fjalë për dy emra të fuqishëm të muzikës – Madonna, mbretëresha e popit, dhe Missy Elliott, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës rep.Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, shpreh entuziazëm për bashkëpunimin me këngëtaret botërore Madonnën dhe Missy Elliot.

Gjithmonë ka qenë një ëndërr e imja që të punoj me Madonna dhe Missy Elliott dhe që të jemi në gjendje të bëjmë një këngë.
Duke e ditur se kënga do të dalë së shpejti, prapë kjo më duket se pabesueshme,” ka thënë Lipa gjatë një paraqitjeje në ‘Ash London Live’.
Kënga, e cila do të dalë në treg më 14 gusht, është krijuar bashkë me DJ dhe producentin “The Blessed Madonna”.
https://www.instagram.com/p/CDfMM1LsSZz/?igshid=10w68d58oc7sk
