Mësohet se rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.I riu humbi jetën në spital pas dëmtimeve të shumta që kishte marrë në kokë dhe në trup, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, njëri ndodhet në gjendje të rëndë në spital ndërsa tjetri në gjendje më të qëndrueshme për jetën.

Siç shikohet edhe në fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale, 25-vjeçari, ka qenë në shoqërinë e dy miqve të tij në Drimadhes.
