Grekët ‘ngrenë duart lart’, ndalojnë kalimin në Kakavijë: Nuk e përballojnë dot fluksin e udhëtarëve

Fluksi i madh i udhëtarëve që po kalonin në Kakavije ditën e sotme ka bërë që pala greke të pezullojë punën në pikën kufitare. Kalimi i mjeteve dhe udhëtarëve është paralizuar për shkak se punonjësit grekë kanë ‘çuar duart lart’ përball fluksit të madh dhe justifikohen se nuk e përballojnë dot ngarkesën e madhe të punës në këto ditë të nxehta të gushtit.

Një situatë e pazakontë e cila ka bërë që radha në pikën kufitare të shtohet akoma më shumë duke u shtrirë në disa kilometra. Qytetarët shqiptarë që presin të kalojnë për në Greqi janë në paqartësi totale dhe nuk dinë çfarë do të ndodhë me rifillimin e punës nga ana e sporteleve greke.

Ndersa Policia Shqiptare njofton qytetarët që duan të kalojnë drejt Greqisë për rregullat e reja.Pas ndryshimit të orareve të kalimit në Pikën Kufitare të Kakavijës tashmë shtohet dhe Kapshtica.Autoritetet policore greke, njoftojnë se nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve greke, duke filluar nga data 16 Gusht 2020, do të lejohet që të hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije vetëm 750 shtetas në ditë”, thuhet në njoftimin e policisë./faxweb/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.