Skenderbeu mbetet nje histori suksesi, pertej dufeve, mllefeve, helmeve, apo cdo lloj kritizure te prodhuar ne keto vite..

Mbi Skenderbeun dhe Epoken qe la…

Drejtesia (e huaj) foli perseri. Para saj ka vec heshtje. Kjo drejtesi serish la ne fuqi nje vendim mbi Skenderbeun qe ne gongun vdekjeprures kaloi limitin e proporcionalitetit, per “krimin” e kryer dhe penalizimin e dhene.
E megjithate, Skenderbeu mbetet nje histori suksesi, pertej dufeve, mllefeve, helmeve, apo cdo lloj kritizure te prodhuar ne keto vite.
Une nuk di dhe nuk kam ndonje kureshtje insistuese te di se cfare do te beje Tan Takja tani.

Klubi nder rreshta lakoi edhe nje ankimim te radhes, edhe pse ne perceptimin tim kjo e sotmja ishte nje vendim per c’ka kerkove dhe c’ka nuk duhet te besh me.
Dikush, shumekush apo gjithkush mund te thote qe Skenderbeu nuk mund te jete shembull, per shkakun e vetem te “cenit” ne biografi qe pati dhe per te cilin u ndeshkua, dhe per te cilin akoma renditja e zones europiane ne kampionat behet me e bute edhe poshte vendit te 4. Jo vetem kete vit.

Miqte e mi, perpos nje mije e nje analizave:
SKENDDERBEU i Korces do te mbetet NJE HISTORI e bukur SUKSESI. Prodhoi dhe serviri, ofroi dhe fali nje EPOKE te bukur ne arenen europiane.
Ndertoi, prodhoi dhe faktoi ate sistem te klubit qe kryeqytetaset, markat e renda te historise se futbollit, kane vite qe tentojne ta aktivizojne dhe pershtasin por nuk arrijne.
SKENDERBEU mbetet nje epoke suksesi, packa se u be pis dhe viteve mbeti dyerje te Drejtesise se huaj. UEFA, CAS dhe vete ZVICRA nuk rrezuan njera-tjetren, e megjithate kjo beteje ligjore nuk mund te c’memorizoje gjurmen e Skenderbeut dy here ne Europa League, etj etj etj.

Pas Europianit te Frances, ishte nje entuziazem me vete ajo cka prodhoi dhe la Skenderbeu ne arshiven e saj historike. Jo vec per Korcen, por per gjithkend.
Dhe per gjithcka ndertuan dhe prodhuan ne ato vite meritojne Respekt.
Per pjesen tjeter u mor dhe foli Drejtesia.
E huaj. Ajo qe eshte e per te cilen askush nuk mund ta gjykoje.
Mbetem dhe do te vazhdoje me padurim absolut vit e per cdo vit te pres se kush do e perserise kete rrugetim. Kam frike (uroj te gaboj une shume) se do te me duhet te pres gjate!

Gerti Çarçani

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.