Talenti i mesfushës se Skënderbeut Nazmi Gripshi zyrtarisht lojtar i FC Ballkani

Nazmi Gripshi largohet nga Skënderbeu dhe kalon te klubi kosovar, Ballkani i Suharekës.Mesfushori i talentuar i skuadres së Skenderbeut të Korçes ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Superligen e Kosovës.Pas transferimit të Bajram Jashnicës, klubi korçar bën një tjetër lëvizje në dalje. Pas disa ofertave, presidenti Ardjan Takaj, është joshur vetëm nga oferta e klubi kosovar duke përmbyllur shitjen e dytë radhazi në Kosovë.Dje,Korça Blog publikoi “se klubi korçar kishte arritur marrëveshjen me Ballkanin për transferimin e Gripshit, i cili në këtë periudhë ka pasur shumë oferta.

Gripshi në Kategorinë Superiore gjatë sezonit 2019/20 ,në 38 ndeshje shënoi 8 gola dhe dhuroi 8 asistime.

Kemi arritur marrëveshjen”, deklaroi kreu i klubit bardhekuq, ndërsa nuk pranoi të jepte më tepër detaje. Gjithsesi, burime në klub tregojnë se nga ky transferim Skënderbeu do të përfitojë një shumë prej 60 mijë eurosh.

Keshtu duke u bërë Transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar.Kujtojmë që për Jashanicën akordi ishte për 40 mijë euro.

Prezantimi – Me këtë marrëveshje Gripshi do të jetë lojtar i Ballkanit për dy vite të ardhshme, me mundësi vazhdimi”, citohej në njoftimin e klubit kosovar.

Ndërsa vetë Gripshi u shpreh: “Jam i lumtur që u bëra pjesë e FC Ballkanit. Falënderoj presidentin Takaj për besimin e dhënë. Tani shfletojmë një faqe të re, ku falënderoj z.Arsim Kabashi për vlerësimin dhe dëshirën e tij që të bëhem pjesë e Ballkanit”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.