Tronditet bota e futbollit, legjenda e Gjermanisë diagnostikohet me kancer

Lajmi se legjenda e Chelseat dhe kombëtares Gjermane, Michael Ballack është diagnostikuar me kancer ka tronditur opinionin sportiv. Ish-futbollisti i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjikale për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore. Sipas të përditshmes “Bild”, Ballack e ka zbuluar sëmundjen një muaj më parë.

Po sipas këtyre burimeve ish-ylli i futbollit e ka përfunduar me sukses ndërhyrjen dhe tanimë është duke aplikuar seanca kimioterapie.

Ish-mesfushori i Bajer Leverkuzen, Bajern Mynih, Çelsit është një nga lojtarët më të mirë e ikonikë të historisë së kohëve të fundit të futbollit në Gjermani.

Ballack si futbollist ka luajtur 702 ndeshje ku ka shënuar 190 gola. Ka fituar 4 herë kampionatin në Gjermani, 3 herë me Bayern dhe një herë me Kaiserslautern.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.