Tronditet Chelsi,8 lojtarë me koronavirus,4 prej tyre ishin me pushime në Mikonos

Përgatitjet për sezonin e ri nuk kanë nisur siç duhet për Chelsea-n e Frnk Lampard.Çelsi ka marrë një goditje të fortë ditët e fundit. Sipas mediave britanike gjithsej 8 futbollistë të “Bluve” të Londrës janë infektuar me koronavirus.Tami Abraham, Mejzën Maunt, Kristian Pulisiç, Fikajo Tomori, Zhorginjo, Ros Barkli, Emerson and Miçi Batshuai bëhen me dije se janë 8 lojtarët që kanë marrë COVID-19.

Futbollistët në fjalë janë vetë-karantinuar në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit famëkeq në skuadër, raporton “Daily Mail’.


Chelsea nuk ka zbuluar emrat e tyre, por “The Sun” shkruan se Mason Mount, Tammy Abraham, Fikayo Tomori dhe Christian Pulisic janë të gjithë në karantinë pas rikthimit nga Mykonos në Greqi.Ndërkohë, “Daily Mail” shton gjithashtu se 4 lojtarët e parë në listë e kanë marrë koronavirusin gjatë pushimeve në Mikonos të Greqisë.

Në anën tjetër Chelsea do ta luaj ndeshjen e parë miqësore të shtunën ndaj Brighton dhe trajneri Frank Lampard nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e këtyre futbollistëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.