Zyrtare:Mërgim Vojvoda firmos me Torinon,shtohet “kolonia” shqiptare në Serinë A

Ishte thjesht një formalitet, por tani është zyrtare: Mërgim Vojvoda është një lojtar më i ri i Torinos. Mbrojtësi kosovar, i cili mbërriti në Malpensa dy ditë më parë për të kryer vizitat dhe më pas për të nënshkruar kontratën duke firmosur për 4 vite me “granatat”.Lojtari i përfaqësueses së Kosovës u prezantua sot në ambjentet e klubit torinez .

Më poshtë, njoftimi i klubit italian:


Klubi i Torinos është i lumtur t’iu njoftojë se ka blerë kartonin e Mërgim Vojvodës nga Standard Liege. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare.

Vojvoda te Torino do mbajë fanellën me numrin 27-të.

Pas Rrahmanit, Kumbullës, Hysajt, Gjimshitit, Strakoshës, Vojvoda bëhet lojtari i radhës shqiptar që do të luajë në elitën e futbollit italian Serinë A.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.