Aksident në Korçë/ Makina merr përpara këmbësorin, transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një automjet ka përplasur një 50-vjeçar i cili po kalonte rrugën në lagjen nr.17 të qytetit. I dëmtuari është shtetasi A. B., i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës ku dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi I automjetit “Volkswagen”, shtetasi me inicialet E. R., është shoqëruar në në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Korçë/ Informacion paraprak


Më datë 29.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr. 17, ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur shtetasin A. B., rreth 50 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.