Rikthehet situata kaotike ne doganen e Kapshtices. Mesdita e sotme ka shenuar kthimin e radheve te emigranteve qe presin te kalojne kufirin e te futen ne Greqi, ku jetojne e punojne.Por, plotesimi i kuotes prej 300 personash te lejuar ne dite per te kaluar drejt Greqise, ka sjelle radhe ne kete pike te kalimit kufitar.

Qytetarët shprehen se kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga pala greke, por më pas janë përballur me radhët e gjata në pikën kufitare.Disa prej tyre shprehen se kanë mbi 5 orë që presin dhe se po i mbaron edhe afati 72 orë i tamponit, ndërsa paralajmërojnë për grevë.Disa te tjere shprehet se do të duhet të flenë aty, për të pritur orën 6 të mëngjesit të ditës së nesërme, pasi në të kundërt rrezikon sërish të mos kalojnë.
Kultojme qe për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;
– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;
– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);
– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokesore nga Shqipëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.