Dy debutues, trajneri Reja bën publike listën e Kombëtares

Trajneri i kombëtares Edi Reja u shpreh se momenti që po jetojmë për shkak të COVID-it është i vështirë duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e lojtarëve. “Po jetojmë një moment të vështirë, kam folur vazhdimisht me lojtarët, disa kanë nisur kampionatet, shpresoj që të bëjnë një formë të mirë. Ne po i ndjekim të gjithë lojtarët, do ishte mirë ti kishim të gjithë në grumbullim. Në ndeshjet e fundit kemi treguar se përfaqësuesja po rritet, ka shumë pikëpyetje si do t’i gjejmë lojtarët pas një shkëputje shumë të madhe.

Bjellorusia është një nga skuadrat më të forta, më shqetëson gjendja e lojtarëve se nuk i kam parë. Po përpiqemi që të marrim edhe shumë lojtarë të rinj për të arritur objektivin, kualifikimin” tha ai.

Botërori objektiv? Sikur të arrihej ky objektiv do të ishte shumë mirë. Por duhet të jemi realist me forcën që kemi. Nuk jam një trajner që më pëlqen thjesht të marrë pjesë. Edhe pse në futboll nuk i dihet kurrë, është shumë shumë e vështirë. Nëse krijojmë një skuadër shumë të mirë dhe të kemi një harmoni të mirë, atëherë pse jo.

Lojtarët që mungojnë– Memushaj ka bërë një operacion dhe është me paterica. Do të shohim mundësinë për ta pasur sërish në skuadër. Xhaka ka probleme fizikë dhe nuk është në gjendje për të luajtur. Grezda u tërhoq vetë. Është zgjedhje e tij që nuk është në Kombëtare. Unë jam strik për sa i përket rregullave. Unë po e ndjek, kur të jetë gati e ka derën hapur në Kombëtare.

Ndersa është zbardhur lista e trajnerit Edi Reja për grumbullimet e radhës, për dy ndeshjet që do të luhen në 4 shtator dhe 7 shtator, përkatësisht me Bjellorusinë si dhe Lituaninë. Nga ajo që bie në sy, janë tre emra të rinj, që nuk kanë grumbulluar më parë dhe tërheq jo pak Ramën Çepele, që është pjesë e Interit dhe që kuqeznjtë ja rrëmbejnë kështu Italisë talentin e datëlindjes 2003 që ka luajtur edhe me të kaltërit U-17. Ndërkohë që dy emrat e tjera, janë Armando Broja që bëhet pjesë e skuadrës së parë kuqezi tashmë, pasi spikati edhe me Shpresat, por edhe Qazim Laçi që luan me Ajaçion në Francë dhe që është një futbollist me perspektivë.
Më poshtë edhe lista me lojtarët e grumbulluar nga trajneri i përfaqesues sonë, Edi Reja për dy sfidat e radhës të kuqezinjve, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha për dy sfidat e radhës, ashtu sikurse mbten me mjaft interes për të parë edhe tri afrimet e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: