Ngjarje e rëndë! Pacienti shqiptar godet me thikë infermieren dhe më pas hidhet nga kati i katërt i spitalit (VIDEO)

Shënohet një ngjarje e rëndë në Greqi mëngjesin e ditës së sotme, ku një 59-vjeçar shqiptar ka goditur më thikë një infermierë në spital e më pas është hedhur nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.Një pacient shqiptar 59-vjeçar në Greqi ka sulmuar infermieren, pasi e ka thirrur për ndihmë. Pacienti, i operuar një javë më parë nga pneumotoraksi, ka pritur të hyjë infermierja në dhomë dhe e ka sulmuar në thikë, duke e hedhur në tokë e më pas duke e qëlluar me duar.


Pas kësaj, ai hoqi serumet me forcë dhe vrapoi nëpër korridor. U ngjit në katin e katërt nga shkallët e sigurisë dhe u hodh në hapësirën e brendshme të spitali, duke gjetur vdekje të menjëhershme.

Mësohet se për 48 orë, 59-vjeçari Petro Çako,do merrte fletëdaljen dhe nuk kishte asnjë të dhënë për probleme psikike. Ndërsa infermierja e plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Megjithatë, ajo ka marrë plagë të rënda në kokë, kraharor e të tjera më të lehta, të shumta, në duar e këmbë.Infermerja 32 vjecare, është nënë e dy fëmijëve, dhe kur u plagos sapo kishte marrë turnin.Në dhomën ku ndodhej shqiptari, të pranishëm gjatë aktit të rëndë kanë qenë edhe 3 pacientë të tjerë.

Menjëherë në spitalin qendror të Athinës ka arritur policia, ndërsa prononcim në media ka dhënë drejtoria e spitalit, kryetari i federatës së punonjësve në spitalet publike të Greqisë, ndërsa telefonatë urgjente për incidentin ka bërë ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vasilis Kikilias. Vazhdimisht dalin detaje të reja për ngjarjen e pazakontë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.