Kombëtarja niset drejt Bjellorusisë për sfidën e parë të Ligës së Kombeve

Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur pak minuta më parë drejt Minskut, ku do të përballet ditën e premte,4 Shtator me Bjellorusinë në sfidën e parë të vlefshme për Ligën e Kombeve.Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF ka ndarë me tifozët momentin kur futbollistët dhe stafi kuqezi hipën në avion për të fluturuar drejt Minskut.


FORMACIONI – Reja pritet që të vijojë edhe këtë edicion me vendosjen 3-5-2. E teksa Strakosha është më i avantazhuar sesa Berisha, në mbrojtje dilema është Gjimshiti. Qendërmbrojtësi i Atalantës vjen nga një sezon i mbingarkuar fizikisht, ndaj ai do të monitorohet me kujdes.

Në prapavijë, pritet dyshja Ismajli e Dermaku përkrah tij, me Veselin të gatshëm e në pritje. Përpara, Bare e Gjasula janë më të avantazhuar me Abrashin që pritet të jetë rikthimi i madh në formacion.

Elseid Hysaj në të djathtë dhe Trashi në anën tjetër, pritet të jenë “pistonat” në linja. Roshi dhe Uzuni janë në pritje për të dy krahët. Në majë të sulmit pritet bomberi Cikalleshi dhe sulmuesi i Barcelonës, Rei Manaj. Të paktën ky ishte testi paraprak

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.